Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka njoftuar për nënshkrimin e gjashtë kontratave për ndriçim publik në kryeqytet.
Ahmeti u ka kërkuar falje qytetarëve për për mosfunksionimin e rregullt dhe terrin e padëshiruar.
Përmes një postimi ne Facebook, Ahmeti tha: “Më në fund, pas një procesi shumë të gjatë janë nënshkruar 6 kontratat e mirëmbajtjes së ndriçimit për çdo cep të komunës sonë. Kjo ka të bëjë me rrjetin ekzistues. Edhe pse përgjegjësia nuk ishte komplet e jona, i kërkojmë falje qytetarëve për mosfunksionimin e rregullt dhe terrin e padëshiruar nga të gjithë ne”./Globisot.net/