Dëshironi të dini si do të ishte jeta juaj me partnerin? Mos kini frikë! Hidhini një sy karakteristikave të shenjave të ndryshme të zodiakut sipas horoskopit të dashurisë dhe zbuloni nëse keni gjetur mashkullin ideal për ju!
Nëse partneri juaj është:
Dashi: Ju keni në krah një njeri me ide të qarta dhe që di të vlerësojë feminilitetin tuaj. Edhe pse nuk kthejnë mendje kurrë pas një grindje, ata nuk do t’ju lëndonin kurrë. Mos harroni, megjithatë, kurrë mos ia thoni këto gjëra atij!
Demi: Do dijë t’ju kënaqë me jetën që do të bëni, ushqimin apo dhe seksin. Është besnik më shumë sesa shenjat e tjera të horoskopit. Ndonjëherë duket si kokëfortë, por do t’ju bëjë të shkriheni nga ëmbëlsia e tij.
Binjakët: Çdo ditë me të është e ndryshme nga njëra- tjetra. Megjithëse ndonjëherë është pak tip i çuditshëm, është plot fantazi dhe me dëshirën e madhe për të bërë aventura, mund t’ju inspirojë dhe stimulojë shumë.
Gaforrja: Do t’ju bëjë të ndiheni të dashuruar pa ju kërkuar për asgjë në këmbim. I ëmbël dhe i zhytur në mendime, rrezikun për t’u bërë shumë më i ndjeshëm se ç’duhet dhe është një njeri me zemër fëmije, i gatshëm të bëjë gjithçka për ju.
Luani: Do t’ju bëjë të ndiheni të sigurta dhe të mbrojtura. Ai është një njeri i fortë, ndonjëherë kërkon shumë vëmendje, sepse si mund të heqë dorë nga magjia e tij dhe sharmi i të qenët mbreti i zodiakut?!
Virgjëresha: Ai do të jetë gjithmonë aty për ju. Ai ju njeh si askush tjetër dhe gjithnjë di se si t’ju këshillojë dhe t’ju mbështesë në çdo kohë. Ndonjëherë është pak i lodhshëm, por është një partner i kujdesshëm dhe besnik.
Peshorja: Do ta bëjë të paharrueshëm çdo moment të jetuar së bashku. Solar dhe i qetë, ndonjëherë i humbur në mendimet e tij; nuk i pëlqen grindjet dhe do të bëjë që ju të jetoni një marrëdhënie plot harmoni.
Akrepi: Do të keni në krahun tuaj një aleat kundër të gjitha problemeve të jetës. Ka tendencën të jetë pak i mbyllur, por kjo është pjesë e hijeshisë së tij. Partner ideal, i cili i pëlqen shumë femrave, por që çmend partneren e tij.
Shigjetari: Lidhja që jetoni së bashku me të nuk është thjeshtë një marrëdhënie, është një aventurë! Atij i pëlqen të luajë, ndoshta pak më shumë se ç’duhet, por kur gjen partneren ideale të lojës, bëhet i papërmbajtshëm.
Bricjapi: Ju keni një person që e ka kokën “mbi shpatulla”, serioz dhe të besueshëm. Ndonjëherë duket si ari i vogël dhe nuk do që të jetë në mesin shumë njerëzve, por di se si t’i kushtojë gjithçka gruas së vetme që do.
Ujori: Ju keni në krah një pikë referimi. Udhëheqës idealist, i vetmuar, i pëlqen të angazhohet në betejat e tij dhe nëse ndonjëherë duket pak i shkëputur, mos u shqetësoni, ai gjithmonë do të kthehet tek ju.
Peshqit: Ai ju mbulon me vëmendjen dhe ndjeshmërinë e tij. Ndonjëherë pak i mërzitshëm, por mos u bëni merak: edhe nëse e nis ditën me këmbën e gabuar, do të jetë gjithmonë dhe vetëm pasi t’ju ketë dhënë shumë përkëdhelje.