Simboli i shqiponjës dykrenore i bërë nga futbollistët shqiptarë të Zvicës, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri ka ‘trembur’ mediet beogradase. Rasti i fundit ishte i një këngëtari serb, i cili, sipas gazetës “Kurir”, bëri shqiponjën duke provokuar gjithë popullin.
Bëhet fjalë për Gagi Djogani i cili ka ngjallur reagime tek publiku.
Ai është bërë objekt i kritikës dhe i njëjti ka marrë një sërë kërcënimesh serioze pas publikimit të fotografisë.
Dojgani ka folur për misterin e emrit familjar të familjes së tij dhe origjinën e tyre, për të cilin është diskutuar në Serbi pas simbolit të bërë nga këngëtari.
“Ne nuk jemi Gogaj, por Gogani! Gogani është emri im dhe kam lindur në Beograd, i joshur si një dhjak. Njësoj si Gagi! Emri ynë i fundit vjen nga fjala “dogana” nga Turqia. Dogan si Erdogan, nga ku kemi ardhur. Nëna ime është nga Maqedonia, babai është nga Kosova, në një vend ku është Mamusha, ku babai im ka lindur. Dhe babai im është Dagan”, tha ai.|Insajderi|