Është emër i njohur, këngëtare e dashur, zë që e pëlqen një publik i tërë prej shumë vitesh. Afërdita Demaku, është zonja e muzikës popullore dhe jo vetëm, shkruan “Kosovarja”.
Këngëtarja e mirënjohur kosovare ka një agjendë të ngjeshur me mbrëmje, dasma e ahengje, kjo për shkak të interpretimit të mrekullueshëm live, të konfirmuar që në fillim të karrierës së saj.
Ndonëse ndër emrat më të popullarizuar të muzikës, ajo nuk është fare e imponueshme, madje as me këngë e videoklipe, por kur lanson diçka, godet në shenjë.
Afërdita Demaku sapo ka sjellë këngën me titull “Larg vendlindjes”, me tekst dhe muzikë të Bekim Bislimit dhe orkestrim të Burim Krasniqit. Klipi është realizuar nga Adonis Krasniqi
Kjo këngë për gurbetqarët, ata që jetojnë larg vendlindjes, e posaçërisht ata që janë përtej oqeanit, e interpretuar shume bukur, është punuar me ritme të pastra shqiptare.