Enca Haxhia ka një javë që ka publikuar projektin e saj të ri ‘DUA’, shkruan Magazina.al.
E brenda kësaj jave këngëtarja shqiptare ka arritur të kap 5 milionëshin e klikimeve duke u pëlqyer në mase të madhe. Edhe pse klipi ishte me skena erotike dhe mjaft të nxehta, historia ishte mjaft interesante dhe me një mesazh të qartë.
Madje , ai që u përfol më së shumti ishte edhe modeli spanjoll, për të cilin thuhej se kishte diçka me këngëtaren. Megjithatë, të gjitha këto spekulime i hodhi poshtë vet Enca, duke thënë se njëherë janë miq të mirë e për më vonë nuk dihet.
Ndryshe, Haxhia tashmë po shijon çdo sukses të këngëve të saj.