Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e saj ka miratuar kërkesat e 6 partive politike për shtyrjen e kuvendeve zgjedhore.
Në njoftim thuhet: “Në vitin 2022 janë planifikuar të mbahen 14 kuvende zgjedhore të partive politike, por për shkak të gjendjes pandemike dhe masave kufizuese për tubimet, Zyra ka pranuar disa kërkesa për shtyrjen e afateve për mbajtjen e tyre.
Edhe në vitin 2021, KQZ ka miratuar kërkesat e partive politike për shtyrjen e mbajtjes së kuvendeve zgjedhore, për arsye të njëjta”./Globisot.net/
Diskutim rreth kësaj post