Më poshtë gjeni artikullin e përkthyer:
Gara e përbashkët elektorale dhe me një listë të vetme ndërmjet Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit po del të jetë shumë e suksesshme nëpër sondazhe ndërkohë që fushata elektorale po hyn ne javen e saj të fundit.
Një aleancë e re politike është mënyra e vetme për t’u përballur me një “mur të madh korrupsioni” në Kosovë, thonë dy kandidatët kryesorë për kryeministër, respektivisht, për president, pak ditë para datës së zgjedhjeve të cilat, për herë të parë që kur shteti ballkanik i Kosovës shpalli pavarësinë e saj, mund të rezultojnë me një shumicë njëpartiake, shkruan sot mediumi britanik, The Guardian.
Gara e përbashkët elektorale ndërmjet Albin Kurtit i cili garon për postin e kryeministrit dhe Vjosa Osmanit për postin e presidentes së vendit, po del të jetë shumë e popullarizuar nëpër sondazhe ndërkohë që fushatat intensive dhe tubimet të cilat po tregojnë pak shenja të respektimit të rregullave sa i përket distancës sociale, po hyjnë në javën e fundit para ditës së votimit me 14 shkurt.
Megjithëse Kurti dhe Osmani vijnë nga dy parti tradicionalisht të ndryshme, sipas tyre, ata ndajnë të njëjtën vendosmëri për t’i dhënë fund endemisë së kapjes së shtetit nga një elitë e korruptuar.
Albin Kurti i takon së majtës dhe është tejet shumë i fokusuar në punësim dhe drejtësi, veçanarishit për të rinjtë ku, pothuajse gjysma e popullatës së Kosovës janë nën moshën 30 vjec.
Ai u bë i famshëm gjatë kohës sa ishte aktivist si student në vitet e ‘90 teksa po protestonte kundër represionit të Serbisë së Millosheviqit kundër popullatës shqiptare në Kosovë. Ai ishte udhëheqës i protestave studentore në Universitetin e Prishtinës, ka punuar për krahun politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si dhe ishte burgosur nga regjimi i Millosheviqit për pothuajse tri vite.
Sot, Kurti insiston se nuk e ka humbur aspak vendosmërinë e tij. “Është më mirë të shkosh përpara me gjithe faktin se mund të vuash një vdekje gati-epike, për shkak se mund të kesh shansin për një ringjallje. Më parë se të qëndrosh në pushtet me të gjitha mjetet duke bërë kompromise dhe koncesione për të gjithë.
Vjosa Osmani, 38 vjeçare, nënë e dy fëmijëve dhe me zotërim të rrjedhshëm të katër gjuhëve të huaja, i takon të djathtës centriste dhe intervistën e parë me The Guardian e kishte bërë kur ishte vetëm 17 vjeçare, pasi që familja e saj ishte e detyruar me forcë ta braktisë Kosovën. Vjosa është një prej grave të rralla me peshë politike në një ambient politik të mbizotëruar nga burrat dhe u bë ushtruese e presidentes pasi Hashim Thaçi u detyrua të dorëhiqej për t’u përballur me akuzat për krime lufte në Hagë.
Në rast se zgjidhet kryeministër, Kurti insiston se ai e dëshiron Znj. Osmani si presidente të Kosovës të zgjedhur nga Parlamenti i Kosovës.
Partia ‘Lëvizja Vetëvendosje’e Kurtit shkaktoi një tronditje elektorale në tetorin e vitit 2019 kur fitoi shumicën e votave, duke thyer përfundimisht ndikimin dhe monopolin dualist të pushtetit i cili ishte mbajtur nga partitë e vjetra që nga fundi i luftës së viteve 1998-1999.
Megjithatë Kurti kishte nevojë për një koalicion, i cili mori muaj kohë, vetëm pas 51 ditësh në qeverisje, partneri i tij në koalicion, Lidhja Demokratike e Kosovës, LDK, inicoi një votë mosbesimi kunder tij në muajin mars, me gjasë i nxitur nga Administrata e ish presidentit Donald Trump.
Ndërkohë që pandemia Covid-19 sapo kishte fillaur të përhapej në Kosovë, Vjosa Osmani, atëherë në pozitën e kryeparlamentares e konsideronte këtë levizje të partisë së saj, LDK, si thellësisht të papërgjegjshme, njëjtë siç bëri edhe BE.
Tani, kosovarët duken se po tërhiqen nga aleanca e re ndërmjet Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, duke bërë thirrje për ti dhënë Kurtit një shans të dytë dhe më të gjatë në mënyrë që ti jipet fund kaosit politik si dhe për t’i adresuar problemet e mëdha me të cilat po përballet Kosova. Në rast se dyshja Kurti-Osmani dështojnë, atëherë zhgënjimi do të jetë i tejet i madh.
Osmani këmbëngul se ajo dhe Kurti tashmë janë në dijeni se çfarë i duhet vendit të tyre. “Pengesa më e madhe para nesh është ky mur i madh i krimit dhe korrupsionit ndër vite dhe na duhet bashkimi i forcave tona për ta shembur atë mur. Ne mund të kemi pasur dallime në të kaluarën, por ajo që na ka bërë bashkë është diçka shumë më e fortë dhe që po e lufton armikun kryesor të brendshëm të vendit tonë – kapjen e shtetit. Nuk është se na mungojnë institucionet për të luftuar korrupsionin, por është vullneti politik ai që mungon. Sapo politikanët e nivelit të lartë të jenë të korruptuar, atëherë edhe korrupsioni depërton brenda sistemit,” dekalron Osmani.
Ajo insiston se shumica e votuesve janë më pak të shqetësuar nga ideologjia, apo premtimet elektorale sesa të udhëhiqen nga të pakorruptuarit.
Kurti thotë se “korrupsioni ka qenë masiv, por është shumë i koncentruar në krye dhe ne besojmë se mund ta mposhtim atë. Shumë njerëz preferojnë tregun e lirë, ndërkohë në praktikë ne kemi oligarkë dhe kartele dhe industri të rezervuara për gardën e vjetër.
Sipas Kurtit mungesa e sundimit të ligjit është pengesë për investitorët, duke lënë Kosovën me 1.8 milion banorë, me një diasporë të madhe dhe me një rini të mirëkualifikuar me pak vende pune. “Në Kosovë njerëzit bëjnë shaka me atë pse makiatot janë kaq të mira dhe përgjigjja është sepse ato bëhen nga ata që kanë një master në sociologji”. Remitancat nga diaspora arrijnë 1.5 miliardë euro në vit ndërkohë që buxheti i shtetit është 2.5 miliardë euro.
Nëse konfirmohet si presidente e Kosovës nga Kuvendi i Kosovës pas zgjedhjeve të datës 14 shkurt, Vjosa Osmanit do t’i duhet ti bëjë në një mendje BE, Mbretërinë e Bashkuar, MB dhe SH.B.A., për ti përmbushur sfidat e Kosovës. Tek Joe Biden, të cilin Osmani e ka takuar më parë, ajo do të ketë avantazhin e një presidenti amerikan të involvuar në rajon ballkanik dhe, në këtë vazhdë, ajo e sheh një shans edhe për Mbretërinë e Bashkuar që të luajë një rol kryesor krahas SH.B.A.
Në anën tjetër përmes njërës nga iniciativat e politikës së jashtme së tij të jashtme, ish presidenti Trump u përpoq të arrinte një marrëveshje paqeje midis Kosovës dhe Serbisë duke i fërkuar duart se mund ta arrinte një gjë të tillë. Ai mendoi se mund ti pajtonte presidentin serb, Aleksandar Vuçiqin dhe Hashim Thaçin – për një dakordim të tyre për shkëmbim territorial dhe si këmbim Serbia do të mund ta njihte Kosovën.
Diçka e tillë nuk ndodhi asnjëherë, mirëpo si pjesë e marrëveshjes, e cila u festua në një ceremoni të vogël, Izreali i dha Kosovës njohjen e saj me kusht që Kosova ta vendosë ambasadën e saj në Jerusalem. Një lëvizje e tillë mund të konsiderohet si diçka e çuditshme nga koha e presidentit Trump dhe e cila e vështirëson rrugën e Kosovës drejt antarësimit në BE.
Më pak se gjysma e shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara akoma nuk e njohin shtetësinë e Kosovës, përfshirë edhe pesë vendet anëtare të BE-së.
Të dy kandidatët, Kurti dhe Osmani, e kanë mirëpritur njohjen nga Izraeli, por duket se janë të gatshëm të dëgjojnë edhe mendimin e Uashingtonit për çështjen e vendosjes së ambasadës në Jerusalem.
“Nuk mendoj se mund të përballojmë mosmarrëveshje tjera midis Uashingtonit dhe Brukselit kur bëhet fjalë për Ballkanin. Nëse ka kontradikta, atëherë edhe fuqitë e mëdha, të tilla sikurse Rusia, do të përfshihen në këtë çështje”, deklaron Kurti.
Përktheu- Nuhi Shala
Discussion about this post