Kryeministri i vendit, Albin Kurti sot në fillim të mbledhjes së Qeverisë së Kosovës u është drejtuar qytetarëve serbë lidhur me dy vendimet për reciprocitet, ndërsa ka ftuar ata që t’i konvertojnë targat e automjeteve.
Kurti gjatë mbledhjes tha se gjatë kohës sa ishin vendosur barrikadat ka pasur fushatë dezinformues, ndërkaq theksoi se dezinformimi paraqet rrezik për sigurinë kombëtare.
“Konvertimi i targave të automjeteve nga ilegale në RKS i shërben rendit, ligjit, sigurisë publike dhe lëvizjes së lirë. Duke i kontribuar këtyre qëllimeve mund të përfitohet nga lirimi nga taksa doganore, taksa administrative, tarifa për targën etj, që në vlerë totale kapin shifrën rreth 5 mijë euro”, tha Kurti.