Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot pasdite pritet të mbajë mbledhje me ministrat, arsye kjo e gjendjes së renduar të Shëndetësisë në vend nga infektimi i virusit Covid-19
Mbledhja pritet të mbahet në ora 15:00, gjatë të cilës pritet të diskutohen masat e reja kundër Covid-19 të propozuara nga Ministria e Shëndetësisë.
Për shkak të gjendjes së rëndë, MSH ka propozuar që vendi të mbyllet për 12 ditë, duke filluar nga data 6 prill.
Por kundër këtij propozimi kanë dalë përfaqësues të shoqatës së gastronomeve.
Ata thanë se ky është vendim i papranueshëm për gastronominë e Kosovës, e cila çdo ditë e më shumë po rrëzohet për toke.
Pritet që me mbledhjen e kabinetit Qeveritarë, të shohim dhe masat të cilat do të merren./Globisot.net/