Minisitri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka takuar sot në margjina të OKB’së, homologun e tij gjerman Heiko Mass.
Ministri gjerman i ka kujtuar Pacollit qëndrimin e Merkel se kufijtë e Kosovës nuk do të ndryshojnë.
Po ashtu ministri Mass i ka konfirmuar Pacollit qëndrimin zyrtar të Gjermanisë në lidhje me marrëveshjen përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, pra qëndrimin i kancelares Angela Merkel nuk ndryshon në lidhje me këtë proces.
Pacolli ka thënë se ministrit të Jashtëm gjerman Heiko Mass, ka folur për ecurinë e dialogut me Serbinë si dhe i ka kërkuar ndihmë për liberalizimin e vizave për Kosovën, antarësimin në INTERPOL.