Dy kompeticionet prestigjioze të futbollit evropian, Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës, do t’i shohim përsëri në të njëjtin kanal televiziv.
“Kujtesa Sport” ka marrë të drejtën e transmetimit të ndeshjeve të këtyre dy garave edhe për tri sezonet e ardhshme.
Kujtojmë që “Kujtesa” ka pasur të drejtën e transmetimit të Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës edhe në tri vitet paraprake.