Martial u largua nga ndeshja ku më pas iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore, shkruan lajmi.net.
Fillimisht lëndimi nuk dukej shumë serioz, ku mendohej që do të zgjaste pak javë, por tani, menaxheri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer ka deklaruar të kundërtën.
“Është shumë situatë fatkeqe ajo çka ndodhi me Anthony Martial, nëse do e kemi prapë në fund të sezonit do të isha i befasuar të them të drejtën”, tha Solskjaer.
“Ai dëmtoi gjurin, gjë që nuk është e mirë, por kurrë nuk mund ta dini saktë kur një lojtar largohet me Kombëtare, por ne kemi humbur një lojtar të rëndësishëm”, përfundoi Ole Gunnar Solksjaer.