Atletico Madridi dhe Liverpooli kanë hedhur në fushë tërë arsenalin e tyre, në ndeshjen e Ligës së Kampionëve mes tyre, ku në fund fituan anglezët me rezultat 3-2.

Ndërsa Milani ka pësuar edhe humbjen e tretë në fazën grupore të Ligës së Kampionëve nga po aq ndeshje të zhvilluara.
Kësaj radhe, Rossonerët kanë humbur me rezultat minimal (1-0) nga Porto në Estadio do Dragao.
Goli i vetëm në këtë takim u realizua në minutën e 67-të kur shënoi Luis Diaz pas asistimit nga Mehdi Taremi.
Kjo ishte humbja e tretë e Milanit në Grupin B dhe mbetet në kuotën e zero pikëve pas tri ndeshjeve të zhvilluara.