Duhet të hani patjetër fruta dhe perime të stinës si dhe ushqime të tjera si lëngje frutash të përgatitura vetë, qumësht, jogurt. Përveç ushqimeve të duhura, kujdes me ushqimet që nuk duhet të konsumoni sikurse janë pijet alkoolike dhe ato të gazuara. Ndonjëherë mund të pini birrë të ftohtë, por mos abuzoni me pijet superalkoolike, pasi favorizojnë djersitjen, shkaktojnë dehidratim dhe kufizojnë përthithjen e disa vitaminave.
Pini më shumë ujë dhe më pak pije alkoolike dhe me sheqer, hani më pak dhe më shpesh; janë këto mënyrat se si mund të “luftoni” vapën e këtyre ditëve vere. Me rritjen e temperaturave mbi 30 gradë celsius, trupi ka nevojë thelbësore të hidratohet, të furnizohet mjaftueshëm me lëngje. Por kujdes! Nuk duhet të konsumoni shumë, të paktën 2 litër ujë në ditë me rreth 15- 20 minuta ndërmjet, mbi të gjitha dietologët këshillojnë se vapa luftohet duke përzgjedhur disa ushqime dhe evituar disa të tjera.
Ushqimet
Cilat janë ushqimet e duhura kundër nxehtit? Duhet të hani patjetër fruta dhe perime të stinës si dhe ushqime të tjera si lëngje frutash të përgatitura vetë, qumësht, jogurt. Përveç ushqimeve të duhura, kujdes me ushqimet që nuk duhet të konsumoni sikurse janë pijet alkoolike dhe ato të gazuara. Ndonjëherë mund të pini birrë të ftohtë, por mos abuzoni me pijet superalkoolike, pasi favorizojnë djersitjen, shkaktojnë dehidratim dhe kufizojnë përthithjen e disa vitaminave. E njëjta gjë vlen për pijet e gazuara dhe ato të sheqerosura. Thojini po konsumimit të lëngjeve të frutave të përgatitura vetë por mos shtoni sheqer.
Hani pak dhe shpesh
Gjatë ditës konsumoni vakte të ndërmjetme. Lëngje frutash, smuthi, frape me bazë fruta të freskëta dhe qumësht. Mos përjashtoni konsumimin e ndonjë akulloreje por edhe lëngje frutash me perime dhe jogurt.
Frutat
Frutat duhet të konsumohen gjithmonë, por veçanërisht gjatë verës këshillohet që gjatë ditës të hani më shumë pasi janë të pasura me vitamina dhe aminoacide. Përzgjidhni sidomos frutat e pasura me ujë; pjepri dhe shalqiri, por edhe luleshtrydhe, qershi, kajsi, pjeshkë dhe fiq. Bëni sa më shumë sallata frutash.
Ujë
Pini ujë me temperaturë ambienti. Edhe pse trupi ynë përbëhet nga rreth 70% ujë, në ditë kemi nevojë për dy litra. Gjatë verës rekomandohet të pini të paktën 10 gota ujë në ditë, një esëll në mëngjes dhe një në darkë para gjumit, mos konsumoni ujin e akullt sepse dëmton procesin e tretjes.
Perime
Sa më shumë të konsumoni perime aq më të shëndetshëm jeni, sidomos të gjallë. Perime si karota, finoku, domatet, kastravec, sallatë, selino etj., janë këto disa nga perimet që do t’ju karikojnë me vitamina, minerale dhe antioksidantë.
Sallame e mish
Kujdes! Mos e teproni me mish të kuq, sallam dhe salsiçe, shumë më të vështira për t’u tretur dhe me një përmbajtje kripe që mund të nxisin dehidratim. Mishi më i këshillueshëm është ai më i lehtë, siç është pula, me një përmbajtje të mirë të proteinave.
Peshk
Sigurisht që duhet të konsumohet gjatë gjithë vitit dhe të paktën tri herë në javë. Më e mirë për të zgjedhur peshk blu: është më e lirë dhe përmban më shumë omega 3, i pasur me acide yndyrore larta.
Kripë
Reduktoni kripën. Kripë ruan lëngjet dhe duhet të shmanget. Nëse me të vërtetë nuk mund të bëni pa të, më mirë të preferoni kripën e jodizuar.
Ushqimet e rekomanduara
Sallata jeshile
Është e pasur me kripëra minerale dhe shumë ujë. Nëse konsumohet çdo ditë, sallata jeshile do të ndihmojë organizmin për të patur një aktivitet energjik përgjatë gjithë ditës. Konsumimi i sallatës jeshile ndihmon në largimin e inflamacionit. Sallata jeshile shuan etjen dhe hidraton qelizat. Ajo pastron qelizat nga toksinat dhe yndyrat e dëmshme. Antioksidantët sulmojnë substancat e huaja në organizëm, ndërkohë që kaliumi që gjendet te sallata jeshile largon toksinat dhe pastron zorrën e trashë prej tyre. Sallata jeshile ndikon pozitivisht në uljen e niveleve të kolesterolit, që shkaktojnë sëmundjet kardiovaskulare dhe simptoma të tjera të rrezikshme.
Kastraveci
Përmban pak kalori, 14 kalori për 100 gramë, gjithashtu është një minierë fibrash dhe vitaminash të grupit B dhe E, kripëra minerale, tejet të domosdoshme për të përballuar stinën e ngrohtë të verës. Kastraveci ndihmon shumë kundër irritimit hidrik duke pastruar organizmin, gjithashtu edhe duke përmirësuar aktivitetin e veshkave. Falë nivelit të ulët glicemik, janë ndër perimet më të këshilluara edhe për diabetikët.
Pjepri
Eshtë fruti ideal për të “luftuar” këto ditë të ngrohta. Falë sasisë të madhe të ujit, vitaminave dhe mineraleve, ndihmon organizmin tonë të fitojë energji, të sigurojë hidratimin e nevojshëm, po kështu të mbrojë nga shëndetin e zemrës, veshkave, syve si dhe kundër plakjes. Konsumimi i rregullt i këtij fruti është efektiv në parandalimin dhe goditjen që në bërthamë të kancerit që pushton trupin tuaj. Prandaj përfshini pjeprin në dietën tuaj për të parandaluar sëmundje por edhe për të vepruar kundër vapës.
Kajsitë
Profili i lartë i vlerave ushqyese që ky frut ka e bën vërtet një super ushqim dhe nëse edhe antioksidantët janë në bollëk (veçanërisht karotenoideve dhe vitamina A, e cila është e domosdoshme për rritjen e qelizave dhe të sistemit imunitar), gjithashtu kaliumi (shumë i dobishëm për të parë) dhe përmban fibra në një përqindje të mirë, atëherë ky frut duhet të jetë patjetër pjesë e ushqimeve për t’u konsumuar.
Kumbulla
Kumbullat kanë një efekt laksativ dhe pastrues për të gjithë sistemin tretës. Ato janë plotësisht të rekomandueshme kundër konstipacionit. Një racion me kumbulla ofron 2.5 gramë proteina dhe plotëson 13% të kërkesave tuaja ditore për hekur. Ky mineral është i dobishëm kundër anemisë dhe për qarkullimin e duhur të gjakut.
Shalqi
Cilësohet si një “bombë” e vërtetë me vitamina, potasium, likopen, karotenoid dhe antioksidantë. Shalqiri është edhe një mik i vërtetë i kockave dhe një ushqim me veti të larta antikancer. Pavarësisht nëse hahet me kuba apo një fetë e tërë, konsumimi i shalqirit garanton freski duke injektuar gjithashtu edhe substanca tejet të dobishme për trupin me zero yndyrë. Ky produkt ushqimor përmban pak sheqer si dhe është një aleat në dietën e shëndetshme pasi ka përmbajtje të lartë uji, çka zvogëlon fuqinë e sheqerit në gjak, duke reduktuar atë.
Drithërat
Drithërat japin energji. Gjithashtu ato përmbajnë proteina. Drithërat janë burime të varfra në hekur, zink dhe kalcium. Ato përmbajnë fitate të cilat mund të ndërhyjnë me thithjen e hekurit, zinkut dhe kalciumit të ndodhur në drithëra dhe në ushqime të tjera. Vetëm varieteti i verdhë i misrit mund të jetë një burim për vitaminën A. Konsumi i rregullt i drithërave është bazë për ushqyerjen e shëndetshme. Çdo person duhet të konsumojë 6-11 njësi/unite, disa herë në ditë. 1 njësi e drithërave/unit = 1 fetë bukë (40 g), 1 pjesë (40 gr)
Bishtaja
Konsumi i bishtajave është i dobishëm kur ju keni tension të lartë të gjakut, diabetit apo kolesterol të lartë, ndoshta për shkak të efekteve të dobishme të fijeve. Sa për vlerën e tyre ushqyese, janë shume të pasura: ato përmbajnë shumë fibra dhe minerale, (fosfor, silic, kalcium, nikel, bakër, kobalt) dhe vitamina (A, B9, C) në sasi të mëdha. Për këtë është një lloj tonik natyral i përshtatshëm për ata që vuajnë nga lodhja, anemi, sëmundje të mëlçisë, pankreasit (duke përfshirë diabetin) dhe veshkat. Për të zvogëluar humbjen ushqimore që rezultohen nga gatimi, ju duhet të përdorni pak ujë dhe të hidhni bishtajat vetëm kur uji të ketë marrë valë. Zierja të kryhet në enë të mbyllura.
Peshk
Peshqit janë të pasur me Omega 3, ose ndryshe acide yndyrore të pangopura dhe mbrojtëse ndaj sëmundjeve kardiovaskulare. Janë pikërisht këto acide që ndihmojë të jesh energjik, të shtojnë tonalitetin e muskujve dhe të ulin peshën e tepërt. Yndyrat e peshkut ndihmojnë në uljen e kolesterolit të keq LDL, duke ruajtur njëkohësisht kolesterolin e mirë HDL.
Kos
Kosi është një produkt mirëbërës për të rritur dhe për fëmijë. Ai prodhohet nga fermentimi i qumështit dhe është i pasur me proteina, kalcium, vitaminë B6, B12 dhe probiotikë. Kosi i bën mirë stomakut, kulturat e gjalla te kosi janë efikase kundër konstipacionit, diarresë, inflamacionit të zorrëve, kancerit të zorrës së trashë e të tjerë. Këta probiotikë përforcojnë imunitetin dhe mbrojnë stomakun nga infeksionet. Kosi është i pasur me kalcium dhe konsumimi i rregullt i tij përmirëson strukturën e kockave.