MAPL: 20 komuna përfitojnë rreth 1 milion euro për projekte infrastrukturore!

661
Shperndaje
2k
VIEWS

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) njofton se ka nënshkruar Marrëveshje të Mirëkuptimit me disa komuna përfituese në kuadër të programit për mbështetje për projektet infrastrukturore për komunitete.

Në njoftimin e MAPL thuhet: “K20 Komuna përfitojnë rreth 1 milion euro për projekte infrastrukturore për komunitete nga MAPL

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal z. Elbert Krasniqi ka nënshkruar Marrëveshjet e Mirëkuptimit me 20 Komunat përfituese në kuadër të programit për mbështetje për projektet infrastrukturore për komunitete në Komunat e Republikës së Kosovës. MAPL do të mbështes 28 projekte në 20 Komuna në vlerë prej 1 milion euro.

Komunat përfituese nga programi për mbështetje për projektet infrastrukturore për komunitete janë: Prizreni, Lipjani, Rahoveci, Shtimja, Gjilani, Mamusha, Istogu, Kamenica, Hani i Elezit, Mitrovica e Jugut, Gjakova, Obiliqi, Suhareka, Ferizaj, Klina, Skenderaj, Novobërda, Peja, Deçani dhe Kllokoti.

MAPL do të vazhdojë të mbështes Komunat për projekte infrastrukturore edhe në të ardhmen me qëllim që këto projekte të ndikojnë në përmirësimin e kualitetit të jetës së të gjithë qytetarëve”./Globisot.net/

Të ngjashme Postime

Postimi tjetër

Diskutim rreth kësaj post

ADVERTISEMENT

Lajmet e fundit ne Globi!

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.