Një prej vendeve më të njohura në plazhin e jugut shqiptar në Dhërmi është mbyllur nga tatimet për shkak se nuk lëshonte kupona tatimor.
Fjala është për “Havanën” e famshme në plazhin e Dhërmiut, e cila është mbyllur. Rama e ka përcjellë vetë mesazhin përmes një statusi në rrjetin social nga ku shkruan:
Keqardhje vërtetë për Havanën e famshme të pushimeve joniane😢
Hajde merre vesh, si ka mundësi(!), që të bësh një investim të tillë dhe të mos respektosh ligjin, duke mos lëshuar kuponin dhe duke e paguar shkeljen si frëngu pulën .
Por mesa duket sa më i madh biznesi, aq më e madhe vështirësia për ta futur në kokë mesazhin #STOPINFORMALITETIT
ASKUSH s’është mbi LIGJIN dhe ÇDOKUSH do GODITET me #ZeroTolerancë nëse mban për vete, pjesën e xhiros që i takon konsumatorit dhe shtetit
Discussion about this post