Me leje nga FADIL NURA, HAXHI BEJTA ndihmoj DRAGAN JABLLANOVIQIN në Leposaviq

Drejtori i dashur nga Fadil Nura bashkëpunëtor i Jabllanoviqit në Leposavip

1.4k
Shperndaje

Në një kohë në Skenderaj ka rastisur që komuna të  udhëhiqej  nga  Fadil Nura me lejen e tij, Haxhi Bejta kishte shkuar ne veri për ta punuar për Kryetarin e Leposaviqit Dragan Jabllanoviqin.

Sot tashmë janë ngritur aktakuza për Haxhi Bejta e Dragan Jabllanoviq për shpërdorimin e keqmenagjimin dhe afera tjera korruptive.

Globisot ka siguruar një lajm të poblikuar në portalin informativ “Veriuinfo” i dates

Ne po e sjellim të plotë këtë lajm pasi që tashmë efekti është mbrri sepse  isnstitucionet përkatese  të Shtetit kanë vepruar  dhe organi i akuzës për këto qështje ka ngritur kallxim penal.

Shef i prokurimit në komunë e Skenderajt, Haxhi Bejta, që është njëri prej zyrtarëve më të afërt me tashmë ish nënkryetarin e komunës, Fadil Nura, në të njëjtën kohë në vitin 2015 ka ushtruar edhe detyrën e menaxherit të prokurimit në komunën e Leposaviqit të drejtuar nga Dragan Jabllanoviq.

Një Portal nga burimet e veta kishte siguruar disa kontrata ku vërtetohet se shefi i prokurimit në komunën e Skenderajt, Haxhi Bejta, i ka nënshkruar në cilësinë e menaxherit të prokurimit edhe ne Leposaviq, duke mbajtur kështu paralelisht edhe një punë tjetër, por këtë në komunën që është thellë në veri, e që kufizohet me Serbinë.

Në kohën kur komuna udhëhiqej nga Fadil Nura me lejen e tij, Haxhi Bejta kishte shkuar ne veri për ta ndihmuar Dragan Jabllanoviqin që t’i menaxhoj kontratat.

Në atëkoh  i kontaktuar nga portali Veriu.info, Bejta ka treguar se ka punuar në komunën e Leposaviqit si menaxher i prokurimit.

“Po neve na e lejon ligji kur jemi të certifikuar, në mungesë na e lejon me shku në tana anët. ”, ka thënë Haxhi Bejta, duke pranuar se edhe është paguar për punën e bërë.

Mirëpo, në deklarimin e pasurisë të bërë më 25 mars 2016, Haxhi Bejta nuk i ka deklaruar të hyrat nga pagesa për punën që e ka bërë në komunën e Leposaviqit, si menaxher i prokurimit, çka përbën vepër penale.
Në këtë deklarim të pasurisë Bejta si të hyra i deklaron vetëm pagën mujore që merr nga komuna e Skenderajt dhe qiranë nga klientët, ndërsa fsheh të hyrat si menaxher i prokurimit në Leposaviq.

Është shumë interesant fakti se përderisa Sami Lushtaku refuzonte burgun e veriut, ata që ushtronin funksionet udhëheqëse në komunën e Skenderajt, po bashkëpunonin ngushtë me komunën e Leposaviqit, duke i menaxhuar kontratat e kryetarit Dragan Jabllanoviq, i cili është babai i ish ministrit Aleksandër Jabllanoviq, të shkarkuar nga kryeministri i Kosovës në atë kohë.

Mos deklarimi i pasurisë apo fshehja e të hyrave dhe pozitave në deklarimit vjetor të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit, përbën vepër penale, por që tash mbetet të shihet se a të nis prokuroria procedurë për këtë rast./Veriu.info

https://veriu.info/e-cuditshme-haxhi-bejta-shef-i-prokurimit-ne-skenderaj-dhe-menaxher-i-kontratave-ne-leposaviq/

/globisot.net/

Të ngjashme Postime

Postimi tjetër

Diskutim rreth kësaj post

ADVERTISEMENT

Lajmet e fundit ne Globi!