Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta është shprehur sot se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës do të jetë vlerë e shtuar për paqen, sigurinë dhe demokracinë në rajon dhe Evropë.
Meta në një postim në rrjetin sociale ka shkruar: “Kosova dorëzoi dje, në një seancë të jashtëzakonshme, aplikimin për anëtarësim në Këshillin e Europës.
Kosova sot mishëron plotësisht parimet themelore të KE që lidhen me demokracinë, të drejtat e njeriut dhe shtetin ligjor.
Duke mbështetur plotësisht Kosovën në këtë proces, u bëj thirrje të gjitha institucioneve shqiptare të mobilizohen dhe të bëjnë çdo përpjekje për ta kthyer këtë mundësi historike në sukses.
Kosova anëtare e KE do të jetë një vlerë e shtuar për paqen, sigurinë dhe demokracinë në rajonin tonë dhe Europë”./Globisot.net/