Milani ka etiketuar dy sulmuesit e njohur, Karim Benzema dhe Edin Dzeko si përforcime ideale për sezonin e ri.
Rossonerët janë drejt fundit të edhe një sezoni të dështuar në Serie A dhe Ligë të Evropës.
Kështu, drejtuesit e klubit edhe përkundër shpenzimeve të mëdha në verën e 2017, nuk e kanë ndërmend të ndalen.
Edhe vera e këtij viti pritet të jetë e nxehtë për skuadrën nga San Siro, e cila kërkon përforcime të reja për të pasur një skuadër edhe më konkurruese.
Sipas mediumit italian Calciomercato, Milani ka plane ambicioze për të bërë oferta për lojtar të kalibrit të lartë në sulm.