Muaji maj është muaj i maturës për thuajse të gjitha shkollat e mesme në Kosovë.
E të gjithë nxënësit mbrëmjes së maturës i kushtojnë rëndësi të madhe, disa se si do të vishen e të duken më bukur e disa të tjerë edhe si do vazhdojnë tutje shkollimin e tyre.
Vëmendjen në këto ditë feste e marrin shumë fustanet e bukura e vajzat simpatike, përcjell “Zeri.Info”.
E bukura e qytetit të Drenasit, Mejreme Hajdaraj, përveçse këtë vit fitoi kurorën e më të bukurës së qytetit, ajo sërish arriti të fitojë vëmendjen edhe në mbrëmjen e maturës.
U shfaq me një fustan të bukur, e një rregullim të thjeshtë, gjë që e bënin që ajo të shkëlqejë e tëra, transmeton “Zeri.info”.
Ndryshe kjo bukuroshe kohëve të fundit është shumë aktive në profesionin e saj, po merr pjesë në shumë reklama e po ashtu është bërë fytyrë e njohur e shumë kompanive vendore dhe më gjerë.