Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla, ka nënshkruar sot një memorandum bashkëpunimi me Agjencinë Kosovare të Intelegjencës (AKI)
Sipas një njoftimi për media thuhet: “Sot në objektin qendror të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, u nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit në mes të ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla- Schwarz, dhe drejtorit të AKI-së, Petrit Ajeti.
Ky Memorandum arrihet me qëllim të avancimit dhe thellimit të bashkëpunimit në mes të dy institucioneve, për të mbështetur njëra tjetrën në përmbushjen e mandatit kushtetues dhe ligjor”./Globisot.net/