Dy persona (një femër dhe një mashkull) janë arrestuar nën dyshimin se në këmbim të parave kanë lejuar bashkëjetesën e fëmijëve të tyre cilët janë nën moshën 16 vjeçare, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 15:58, në Obiliq.
Në raportin policor thuhet: “Janë arrestuar dy të dyshuar mashkull dhe femër kosovare nën dyshimin se në këmbim të parave, para gjashtë muajve kanë lejuar bashkëjetesën e fëmijëve të tyre të cilët janë nën moshën 16 vjeçare. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që të dyshuarit pas intervistimit të lirohen, ndërsa viktima femër kosovare të kthehet tek prindërit e saj dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”./Globisot.net/