Vjosa Osmani ka parakaluar sot në sheshin ‘Ibrahim Rugova’ në kryeqytet si presidentja më e re e shtetit të Kosovës.
Osmani e cila dy ditë më parë në Kuvendin e Kosovës u zgjodh presidente e vendit sot parakaloi në këtë shesh në ceremoninë solemne të pranimit të detyrës nga Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.
Në këtë shesh ishin bërë të gjitha përgatitjet ceremoniale, ndër të tjerash edhe parakalimi i gardës së FSK-së ndërsa të pranishëm ishin edhe zyrtarë të shumtë.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett, ambasadori i Italisë Nicola Orlando dhe disa përfaqësues të tjerë shtetërorë, shkruan lajmi.net.