Një anëtar i subjektit Partia Socialdemokrate e udhëhequr nga Shpend Ahmeti është sulmuar nga aktivisti i lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi.
Sipas anëtarit të Këshillit Drejtues të PSD-së, Nol Nushi, për rastin e sulmit ndaj B.A. është raportuar edhe në Policinë e Kosovës.
Siç mësohet rasti ka ndodhur të enjten pas mesnate ne afersi të Hotelit “Sirius” në Prishtinë dhe se familjarët e të sulmuarit kanë shkuar të ballafaqohen me sulmuesin, por që ka qenë intervenimi i zyrtarëve të PSD që ka bërë që situata të mos eskalojë.
Nushi ka thënë se një rast i tillë është prodhim i gjuhes së urrejtjes që i karakterizon aktivistë dhe përfaqëuses të Vetëvendosjes.
“Rasti është paraqitur në Polici. Njëkohësisht duhet theksuar se ky rast është pasojë e gjuhës së urrejtjes që e kemi parë nga aktivistë e përfaqësues të lartë të Vetëvendosjes që prej daljes sonë e edhe më heret. Kërkojmë që VV të ndalojë këtë gjuhë që prodhon të tilla pasoja, sepse me qasjen e tllë pasojat mund të përshkallëzohen. Veprimet e tilla janë tërësisht të papranueshme”, ka thënë ai.
Egzon Azemi është asambleist në Komunën e Prishtinës.