Globisot.net
  • Ballina
  • Lajme
    • Të gjitha
    • Botë
    • Ekskluzive
    • Kosovë
    • Kronika e zezë
    • Rajoni
    • Shqipëri

    Kurti për kërkesën e SBASHK-ut: Kërcënimet e shantazhet i dua kaq para çdo muaj, nuk pranohen

    Ambasadori gjerman paralajmëron konferencë më 3 nëntor për Procesin e Berlinit

    “Nuk mund të mbështesim edhe humbjet në kriptovaluta”, “shokët e tu kanë tregu se ke edhe ti, por nuk i deklaron”, Murati e Krasniqi përplasen në Kuvend

    Kurti në Tiranë, takohet me Ramën në vilën qeveritare

    Sulmi kibernetik në Telekom i ndërpret shërbimet e internetit

    Kurti fton konferencë pas takimit me Këshillin Grevist

    Rasti Dehari, ministrja Haxhiu ngre dyshime për manipulim të provave brenda SHKK-së

    Arrestohet një person në Shtime, ishte i kërkuar nga Policia e Kosovës

    E kërcënoi me vrasje ish-bashkëshorten në prani të fëmijëve, përfundon në paraburgim qytetari i Manastirit

    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Rajoni
    • Botë
    • Kronika e zezë
    • Ekskluzive
    • Opinione
  • Sport
    • Të gjitha
    • Basketboll
    • Futboll
    • Sporte tjera
    • Tenis

    E ardhmja e Inzaghit në dyshim, dy trajnerë në listën e Interit për ta zëvendësuar italianin

    Rashica i lumtur që është pjesë e Galatasarayt, mezi pret t’i takoj tifozët

    Krasniqi vazhdon zyrtarisht me Royal Antwerpin

    ALBI MALL sponsor gjeneral i Superligës së Kosovës në futboll

    Werner drejt largimit nga Chelsea, pesë skuadra duan transferimin e gjermanit

    Laurit Krasniqi i bashkohet Përfaqësueses së Kosovës

    Zyrtare: Eros Grezda, lojtar i ri i Manisa Football Club

    Top 10 shënjestrat e Manchester Unitedit dhe sa kushtojnë ato – Ten Hag me presion ndaj bordit të Djajve të Kuq

    Chelsea shqetësohet nga Bayerni për De Ligt, përqendrim i plotë te Ake

    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Sporte tjera
  • Yje
  • Tech
  • Shendetesi
  • Receta Gatimi
    • Të gjitha
    • Brumëra
    • Ëmbëlsira
    • Gjella
    • Receta për Bebe apo Fëmijë
    • Sallata
    • Supa

    Rizoto me fileto pule dhe perime

    Komposto kumbulle pa konservues

    Biskota me limon

    Pankek me cokollatë, banane dhe krem Milkadelphia

    Receta e famshme e TikTok-ut, bukë me hudhra

    Dreka për vetëm 30 minuta: Gjyveç i shëndetshëm dhe i shijshëm me oriz dhe spinaq

    Keshkuli tradicional turk: Një ëmbëlsirë që i ngjan në mënyrë të papërmbajtshme rafaelos

    Salcë universale për të gjitha llojet e mishit: Receta më e mirë të cilën mund do ta keni!

    10 ushqimet më të mira për bebin

    • Brumëra
    • Ëmbëlsira
    • Gjella
    • Sallata
    • Supa
  • Te tjera
    • Të gjitha
    • Astrologji
    • Film
    • Fun
    • Jetë
    • Te pa thena

    4 shenja që tregojnë se do të keni sukses në takimin e parë

    Brat Co/Stocksy United

    Rutina e mëngjesit ndryshon ditën tuaj: Organizojeni në këtë mënyrë

    Horoskopi Ditor e Premte 16 Shtator 2022

    Një, disa apo fare? Sa fëmijë do të keni sipas shenjës së Horoskopit

    Haradinaj, Kurtit: Energjetika – kjo plagë e pashërueshme e Kosovës, nuk shërohet me këshilla nga interneti

    Horoskopi Ditor e Enjte 15 Shtator 2022

    Horoskopi javor i Paolo Fox, parashikimi i shenjave nga 12 deri më 18 shtator 2022

    Horoskopi Ditor e Hënë 12 Shtator 2022

    Pse dhëndrit nuk i lejohet ta shohë nusen me vello para dasmës?

    • Astrologji
    • Film
    • Fun
    • Jetë
    • Te pa thena
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet

Home Opinione

Nga “Formula e Pagëzimit” tek formula e vonimit permanent

14/02/2018
650 13
663
Shperndaje
2k
VIEWS
Shpërndaje në Facebook

Kur isha i ri, nuk e kuptoja pse gjuha shqipe kishte filluar të shkruhej aq vonë. Kishte një diskrepancë të madhe në mes të një historie të shkëlqyeshme të një populli, nga antikiteti e deri te Mesjeta e vonë dhe mungesës humnerore të një fjalie, të një fjale të shkruar të gjuhës së atij populli të “madh”. Asgjë nuk kishte, apo si ngushëllim: “asgjë nuk kishte mbetur”….

“Formula e Pagëzimit”, 1462, “Fjalori” i Arnold fon Harfit, 1497, dhe “Perikopeja e Ungjillit të Pashkëve”, fillimshekulli XVI, e tek pastaj “Meshari”, 1955… unë nuk e pranoja këtë. Këtë vonim, i thosha vetes. Së shpejti do të zbulohet diçka që dëshmon shkrimin më të vjetër të gjuhës së shqiptarëve, i jepja guxim shpirtit romantik e ëndërrimtar.

Si mbështetje, e merrja tregimin për murgun Brokard (në fiksion, në një shfaqje episodike ky murg na shfaqet në romanin “Ura me tri harqe” të Kadaresë), i cili kish shkruar që me 1332 se “sado që shqiptarët kanë një gjuhe fare të ndryshme nga gjuha latine, prapë ata kanë në përdorim edhe në tërë librat e tyre shkronjën latine”. Dhe, trimëroja veten: ja si arqipeshkvi i Tivarit, do të dalë edhe dikush tjetër, edhe dikush tjetër, edhe dokumentet tjera e madje libra tjerë që dëshmojnë lashtësinë e shkruar të gjuhës sonë. Dokumentimin, që do ta shërojë zemrat e plagosura nacionaliste.

Sepse, diçka s’shkonte: edhe histori të shkëlqyeshme e të bëma të mëdha të një populli heroik e me kulturë të lartë, edhe asnjë shkronjë e vetme – diçka s’shkonte këtu. Dhe, sikur ata që i lexoja e, më rrallë, që i dëgjoja të flisnin për këtë temë, përveç me shpresën që sapo e përmenda, fillova ta ngushëlloj veten edhe me fajësimin e të tjerëve. Besa, edhe me akuzimin.

Të tjerët i kanë zhdukur gjurmët e shqipes së shkruar. Dikush, apo të gjithë të tjerët, kanë faj. Dhe, ky ishte një ngushëllim derisa u pjeka dhe mësova pak histori.

Në të vërtetë, pashë se ajo histori që e dija, veç histori nuk ishte. Në të vërtetë, koha e sotme dhe një dukuri që bën “mu” dhe askush nuk e trajton, më goditi si një çekan gjigant në kokë.

– Askush nuk na ka faj. Askush nuk ka zhdukur asgjë. Asgjë nuk do të gjendet. Ne jemi ata që jemi. Nuk e duam fjalën e shkruar!

Kjo fjali mund të rrumbullakohet si një kovë me ujë të akullt që m’u hodh në kokën me zjarrmi romantike. Dhe, çfarë më zgjoi. Një fakt, thjesht, një fakt.

Sot, në vitin 2018, në epokën moderne, të teknologjisë, lirisë, pavarësisë së dy shteteve, prosperitetit dhe mundësisë së miliona shqiptarëve për të lënë një gjurmë në civilizim. Sot, pra, në epokën e internetit, duhet ta dimë se ende nuk kemi asgjë të hajrit në gjuhën shqipe. Dhe, kjo është kova me ujë të akullt që duhet të na hidhet sipër. Çdo shqiptari që di të lexojë e të shkruajë. Sadopak.

Sot, në botë, në shumicën e gjuhën botërore, ka gjithçka të shkruar të vendosur në internet, në rrjetë pra. Në gjuhët botërore, në internet është gjithçka çfarë mund të imagjinohet dhe çfarë nuk mund të imagjinohet. Thjesht, gjithçka e civilizimit botëror është në rrjetë. Shkenca, letërsia, filozofia, historia, arti, kultura, folklori, industria, ekonomia, argëtimi, sporti, thjesht gjithçka. Gjithçka. Pret aty, e disponueshme që të gjurmohet, të lexohet, të hulumtohet, të studiohet, të krahasohet, të përdoret për të mirën e njerëzimit.

Por jo, në gjuhën shqipe.

Jo.

Mos më besoni! Ndërpreni leximin e këtyre rreshtave. Merreni telefonin, tabletin, laptopin, kompjuterin apo çfarëdo mjeti me të cilin ke qasje në internet! Kërkoni diçka në gjuhën shqipe! Kërkoni diçka që i nevojitet njerëzimit, diçka me vlera sado të vogla shkencore, kulturore, artistike, akademike, letrare… provoni a po e gjeni në gjuhën shqipe! Provoni a mund të gjeni material të bollshëm për një punim të thjeshtë seminarik! Provoni diçka… çfarë të doni!

Shihni edhe enciklopeditë botërore, bibliotekat e thesaret e diturisë njerëzore, shihni në sa gjuhë të botës mund t’i shijoni e t’i përdorni.

Por, jo në shqip.

Përpiquni të bëni studime serioze, hulumtime gjithpërfshirëse, kërkime shkencore në gjuhën shqipe.

Provoni! Po ju pres!

Shihni, se në këtë kapërcyell epokash nuk jemi më mirë se sa kemi qenë në kohën e Formulës së Pagëzimit. Gutenbergu kishte zbuluar shtypshkronjën vetëm shtatë vjet para se Pal Ëngjëlli ta shkruante formulën qarkore. E sot?

Kush është fajtori? Kush po na pengon? Kush po e ndalon gjuhën e shkruar shqipe? Kush është fajtori kujdestar, pa të cilin nuk mund të jetojmë?

Po, ju zhgënjej. Nuk ka fajtor. Nuk ka fajtor kujdestar. Nuk do të ketë ndonjë dëshmi që do ta dokumentojë se gjuha shqipe ka qenë e shkruar më herët.

Askush nuk ka zhdukur asgjë. Askush nuk na ka ndaluar e as na ndalon. Askush nuk na ka urrejtur e as na urren.

Gjithçka është kuptuar. Gjithçka tani është e qartë. Krejt fajtorët kujdestarë janë zhdukur.

Kemi mbetur vetëm me një fajtor. Po e shikojmë atë fajtor në pasqyrë. Fajtorin e vetëm. Vetën tonë. Vetën!

Share265Tweet166Share46SendSend
Postimi i mëparshëm

Kërkesa për punë dhe agjenda e stërngarkuar e ministrit

Postimi tjetër

Flamujt brigjeve të Ibrit

Të ngjashme Postime

Opinione

Betejën me UÇK-në e keni të humbur!

13/06/22
Botë

 “The Times”: A po përsëritet historia e luftës edhe  në Ukrainë?

21/03/22
Opinione

Zhelenski, mos harro!

05/03/22
Ekskluzive

Milosheviçi ka vdekur, por idetë e tij ende jetojnë

14/02/22
Ekskluzive

VIDEO/ Fiore fluturon në gjysmëfinale, Atalanta: E vendosi arbitri

11/02/22
Ekskluzive

STUDIMI EUROPIAN me tabelë, Juve, Milan e Inter, sa shumë miliona të hedhur në 10 vite merkato

11/02/22
Postimi tjetër

Flamujt brigjeve të Ibrit

ADVERTISEMENT

Lajmet e fundit ne Globi!

4 shenja që tregojnë se do të keni sukses në takimin e parë

16/09/2022
Brat Co/Stocksy United

Rutina e mëngjesit ndryshon ditën tuaj: Organizojeni në këtë mënyrë

16/09/2022

Pas ‘sherrit’ për vathët, Dafina dhe Era shfaqen me balluke derisa kjo e dyta bën edhe një thumb

16/09/2022

I ndoqi fati i keq/ Keto jane 7 CIFTET VIP qe u ndane pasi ben tatuazh per njeri tjetrin

16/09/2022
Globisot.net

© 2021 GLOBISOT.NET - LAJMI MË PARË KALON TEK NE!

Rreth Globit

  • Per Ne
  • Misioni
  • Kontakt

Na ndiqni

Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Rajoni
    • Botë
    • Ekskluzive
    • Kronika e zezë
  • Sport
  • Tech
  • Shendetesi
  • Opinione
  • Receta Gatimi
  • Te tjera

© 2021 GLOBISOT.NET - LAJMI MË PARË KALON TEK NE!

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In