Ish kryesuesja e asambleistëve të Nismës në Malishevë, Arbëreshë Krasniqi e ka nisur sot punën si zëvëndësministre në Ministrinë e Tregtisë e Industrisë.
Me një status në Facebook, Krasniqi ka thurur lavde për Nismën duke dhënë edhe betimin se do të kryej këtë punë me nder.
Por, ndershëm nuk duket se e ka nisur ajo detyrën si zëvëndësministre.
Tre ditë më parë, një portal nga Malisheva i kishte publikuar asaj fotografitë ku shihet duke përdorur veturën zyrtare në një sallon ondulimi.