Korporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) ka marrë licencën për veprimtarinë e prodhimit të energjisë elektrike nga centrali fotovoltaik i Digës së Qyrsaqit.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në Facebook ka shkruar: “Bordi i ERE-s me vendimim nr.62 datë 11.04.2022 vendosi të licencojë shoqërinë KESH sh.a në veprimtarinë e prodhimit të energjisë elektrike nga centrali fotovoltaik i Digës Qyrsaq HEC Vau i Dejës me kapacitet 5143 kWp.
Diversifikimi i portofolit të aseteve gjeneruese të KESH sh.a është prioriteti ynë”.
Aktualisht KESH prodhon energji elektrike nga burimet hidrike në masën 100 për qind dhe një iniciativë e tillë është pozitive në funksion të shtrirjes së mëtejshme të kësaj teknologjie edhe në sipërfaqe të pashfrytëzueshme të ngjashme.
Risku i lartë hidrologjik, për shkak të natyrës së burimeve të prodhimit të energjisë elektrike si dhe nevojës për import të përvitshëm, jo vetëm që cenon sigurinë e sistemit por gjithashtu edhe atë të furnizimit për shkak të kostove që i shkaktohen sektorit dhe për rrjedhojë konsumatorit fundor.
Energjia e parashikuar për prodhim vjetor nga impianti fotovoltaik do të mjaftonte për furnizimin me energji të 1,900 familjeve./Globisot.net/
Diskutim rreth kësaj post