Yjet shqiptare tashmë e kanë dëshmuar se sukseset e tyre nuk kanë të ndalur.
Përveç, Rita Orës dhe Dua Lipës të cilat po bëjnë krenarë shqiptarët anembanë botës është edhe kjo artistja e re, Dafina Kastrati e cila po synon tregun ndërkombëtar.
Ajo sapo ka publikuar këngën e re “Don’t let me go”, ku vjen në bashkëpunim me Rinorin. Tekstin e këngës e ka shkruar, artisti Yll Limani ndërsa për incizimin është përkujdesur kompozitori i njohur, Florent Boshnjaku.