Më ftesë të homologut të tij turk, Hulusi Akar, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka udhëtuar për në Republikën e Turqisë.
Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook Mehaj ka shkruar: “Pas vizitës në SHBA, direkt kam udhëtuar për vizitë në Republikën e Turqisë, me ftesë zyrtare të homologut tim, Ministrit të Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar.
Gjatë kësaj vizite, përveç takimit me homologun tim, do të realizojë edhe vizita dhe takime në Presidencën Turke të Industrisë së Mbrojtjes, qendra akademike ushtarake, si dhe në kompanitë më të njohura turke të industrisë së mbrojtjes. Gjithashtu, do të vizitojë edhe Konsullatën e Republikës së Kosovës në Stamboll.
Vizitën përkatëse e realizoj në kuadër të objektivit tim strategjik për thellimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit bilateral me vendet tona partnere”./Globisot.net/