Muaj më parë, i ftuar tek Rudina Magjistari, Robert Berisha bëri bujë në media në lidhje me deklaratën për kunatën e tij, Tunën, shkruan GazetaBlic.
Kësaj radhe ai ka folur sërish në emisionin “Talk Talk”, ku përveç Tunës, ai ka goditur edhe kunatën tjetër, Arditën, bashkëshorten e Polinikut.
I pyetur se cili është raporti i tij me kunatat ai u shpreh kështu:
“Kam raporte të mira me vëllezërit, ato janë gratë e tyre, dhe kanë për detyrë t’i rrijnë gati burrave dhe fëmijëve të tyre, Roberti ka familjen e vet”, ka përfunduar Roberti.