Pentagoni ka nisur një komandë të re detare, me qëllim që të forcojë praninë e SHBA-së dhe NATO-s në veri të Oqeanit Atlantik, pas rritjes së prezences ruse në këtë Zonë.
Rikthimi i konkurrencës së fuqisë së madhe dhe rritja e prezencës së Rusisë kërkon që NATO të rifokusohet në Atlantik, që të sigurojë përkushtimin në kontinent dhe të demonstrojë aftësitë e
parandalimit”, ka thënë zëdhënësi i Pentagonit, Jonny Michael.
Komanda e re e NATO-s “do të jetë çelës i sigurisë transatlantike”, kathënë ai.Plani për rritjen e prezencës në Atlantik është miratuar gjatë një takimi të ministrave të Mbrojtjes së NATO-s në shkurt, si pjesë e përpjekjeve për të rritur sigurinë në vijat detare dhe linjat e komunikimit në mes të Evropës dhe Amerikës Veriore.
Vendimi i Pentagonit reekton rritjen e shqetësimit në Evropë dhe
brenda NATO-s, pas rritjes së prezencës ushtarake dhe patrullimeve të Rusisë në rajonin e Atlantikut.
Rusia ka shtuar patrullimet në Detin Baltik, Atalntikun Verior dhe në Arktik, kanë thënë zyrtarët e NATO-s edhe pse ota
detare e Rusisë është më e vogël sesa ka qenë në kohën e Luftës së Ftohtë.
Pavarësisht të dhënave që tregojnë se ekonomia e dobësuar ka
detyruar Moskën që të ulë shpenzimet për ushtri për 20 për qind
vitin e kaluar, Gjenerali i ushtrisë çeke, Petr Pavel, që është kryesues i Komitetit Ushtarak të NATO-s, gjatë një interviste për Radion Evropa e Lirë ka thënë se NATO duhet të vazhdojë të ndërtojë mbrojtjen e saj.
“Kapacitetet ushtarake ruse, si ato konvensionale dhe ato bërthamore janë të mëdha”, ka thënë ai. Luftanijet ruse duke hyrë në portin e bazës së marinës ruse në Baltisky, në rajonin e Kaliningradit. Fotogra nga arkivi Sipas planit të ri, Shtetet e Bashkuara do të vendosin selinë e re të Komandës së Altantikut të NATO-s në Norfolk, Virxhinia, ku Pentagoni po ofron që të mbajë një takim të Komandës së Përbashkët tëForcave të NATO-s.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë muajit
shkurt u kishte thënë gazetarëve se “ne kemi parë një Rusi më të
sigurt, kemi parë një Rusi që gjatë shumë viteve ka investuar shumënë aftësitë ushtarake, ka modernizuar aftësitë ushtarake, të cilat nuk janë vetëm forca konvensionale, por gjithashtu forca bërthamore”.
Ai ka thënë se Komanda e re e Atlantikut do të jetë vitale për
Aleancës, në mënyrë që të jetë në gjendje të përgjigjet. NATO
gjithashtu ka krijuar një komandë të re të logjistikës, që pritet të
vendoset në Gjermani.
Në të njëjtën kohë, forcat detare amerikane kanë rivendosur flotën e dytë, që ishte larguar në vitin 2011, si masë për të kursyer fonde.
Admirali John Richardson, që është shef i operacioneve detare, ka
thënë se kjo lëvizje vjen pas i ambienti i sigurisë “vazhdon të bëhet më sdues dhe më kompleks”.
Marina ka thënë se komanda e re do të mbikëqyrë anijet, avionët dhe forcat tokësore në Bregun Lindor dhe në veri të Oqeanit Atlantik dhe do të jetë përgjegjëse për trajnimin e forcave dhe kryerjen e operacioneve detare në rajon.
Komanda do të llojë operacionet më 1 korrik. Kjo komandë do të
raportojë të marina amerikane dhe llimisht do të përfshijë 11 oficierë dhe 4 persona në kuadër tv personelit . Ky numër i stafit do të rritet më pa në më shumë se 250 persona, ka njoftuar petagoni.