Një përleshje ndërmjet dy punëtorëve të qendres tregtare “Viva Fresh Store” në Prishtinë, ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre.
Kështu ka bërë të ditur për “Gazeta Blic” një nga punëtorët e këtij marketi në kushte anonimiteti. Sipas tij, përleshja ka ndodhur në mes të një sktoristi të ushqimeve dhe një depositi, njëri nga qyteti i Klinës e tjetri nga Prishtina.
“Të shtunën janë përleshur fizikisht dy punëtorë në depo të “Viva Fresh Store” dhe më pas njëri nga ta ka shfrytëzuar një skalper për ta therrur në dy vende në trup”, rrëfen punëtori, deri sa shton se ka parë shumë gjakë në hapësirën e depos. “Kur kam hyrë në depo, kam parë një gjendje të tmerrit, një pjesë e madhe e depos e cila përfshinë një hapësirë prej rreth 25m’2 ishte e mbuluar me gjakë, pasi që nga përpleshja, punonjësi që e ka therrur me skalper e ka tërhqur zvarrë në atë gjendje dhe e ka grushtuar edhe më shumë”, shton ai.
I njëjti punëtor, bën të ditur se punëtorët e përleshur mes vete kishin pasur një kacafytje edhe dy javë më parë. Megjithatë ai shton se njëri nga ta ka qenë edhe përdorues i lëndëve narkotike.
Në po atë ditë, sipas këtij punëtori i cili rrëfeu ngjarjen ekzklusivisht për “Gazeta Blic” menaxheret e “Viva Fresh Store” në Prishtinë, që ndodhet në rrugën “Robert Doll”, kanë mbledhur të gjithë punëtorët dhe u kanë kërkuar të mos flasin për asnjë media lidhur me rastin, duke ndjerë përgjegjësi për incidentin.
Në vendin e ngjarjes ka dalur edhe Policia e Kosovës, por në raportin 24 orës nuk është përfshirë kjo ngjarje.
Siç merr vesh “Gazeta Blic” nga burime brenda PK-së, personi që dyshohet për kryerje të vepres, “therrje me mjet të fort” është arrestuar gjatë ditës së djeshme, ndërsa i lënduari po vazhdon trajtimin në QKUK.