Gjatë takimit të ministrave të Jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor i cili është duke i zhvilluar punimet në Budva të Malit të Zi, ka ndodhur një përplasje ndërmjet ministrit të Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacollit, si dhe atij të Bosnjë dhe Hercegovinës Igor Crnadak.
Deri te përplasja, siç merr vesh Telegrafi, ka ardhur kur Crnadak ka kritikuar Kosovën për vendosjen e taksës 100% për produktet nga Serbia dhe Bosnjë dhe Hercegovina.
Pacolli si përgjigje ka thënë se Bosnjë dhe Hercegovina ka shkelur në vazhdimësi marrëveshjet si dhe frymën e bashkëpunimit rajonal.
“Igor, ju nuk i pranoni tabelat e Kosovës, nuk i pranoni vulat e Kosovës, ju nuk i lejoni mallrat e Kosovës, ju nuk i pranoni pasaportat e Kosovës,…”, i ka thënë ndër tjerash Pacolli, homologut të tij, përcjell Telegrafi.
https://video.gjirafa.com/pacolli-mp4-2