Një ngjarje e rëndë ka tronditur Vlorën pasditen e kësaj të premte, ku të shtënat me armë kanë shkaktuar 8 të vdekur dhe disa të plagosur.
Masakra është shënuar në fshatin Resulaj në afërsi të Selenicës, ku autor i saj dyshohet të jetë një 24 vjeçar.
Sipas informacioneve të para dyshohet se kanë mbetur të vrarë 8 persona. Viktimat janë familjarë të autorit që ka qëlluar me armë mbi ta.
Ndërkohë siç bëhet më dije autori 24 vjeçar është Ridvan Zykaj, i cili dyshohet se është me probleme mendore.
Policia ka shkuar në vendngjarje për të zbardhur detaje të mëtejshme, ndërsa forcat e FNSH-së dhe RENEA-s janë vënë në ndjekje të autorit.