Mbrëmë nga të shtënat me armë në rrugën Klinë-Gjakovë, gjegjësisht në fshatin Volljakë një person, 23 vjeçar ka mbetur i vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur, ndërsa për rastin janë arrestuar pesë persona.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi tha se tre persona kanë pësuar lëndime trupore, ndërsa njëri prej tyre ka ndërruar jetë.
Gashi tha: “Rreth orës 20:43 Policia është njoftuar se ka të shtëna me armë zjarri dhe dyshohet për të plagosur… Pas pak kohe, mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e njërës viktimë.
Personat e lënduar janë duke u trajtuar dhe janë jashtë rrezikut për jetë.
Bëhet e ditur se pesë personat e arrestuar janë të të njëjtit mbiemër.
Pos policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe dy prokurorë nga Departamenti i Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore të Pejës”./Globisot.net/
Diskutim rreth kësaj post