Policia e Kosovës bene thirrje të gjithë qytetarëve te Republikës së Kosovës që ti respektojnë masat e Qeverisë për parandalin e përhapjes së koronavirusit.
Baki Kelani Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, ka thënë se: “Për këtë arsye apelojmë tek të gjithë qytetarët që të respektojnë masat pasi është interes i shëndetit publik, ndaj tyre që nuk i respektojnë këto masa do të shqiptojmë dënime. Është një numër i madh i gjobave që janë shqiptuar, por përveç saj kemi aplikuar edhe masat e dhënies së vërejtjes.
Numri total i rasteve pozitive është 95.341 raste nga 456.664 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.948 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 788 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 79.490 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.903.
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.742 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 685 raste pozitive./Globisot.net/
Discussion about this post