Presidentja e vendit, Vjosa Osmani pas takimit me presidentin malazez, Milo Gjukanoviq tha se dy vendet ndajnë vizion të përbashkët e të qartë për të ardhmen euro-atlantike.
Osmani tha: “Mali i Zi është aleat i rëndësishëm i Kosovës.
Kosova e vlerëson kontributin për njohjen e shtetit të Kosovës. Kjo vizitë është historike në aspektin e marrëdhënieve bilaterale dhe po ndodhë në moment të rëndësishëm për Ballkanin.
Është thelbësore të qëndrojnë krah për krah përballë agresionit rus dhe satelitëve të Rusisë në rajon.
Kosova dhe Mali i Zi ndajnë vizion të përbashkët e të qartë për të ardhmen euro-atlantike. Mali i Zi është shembull i shkëlqyer si anëtarësimi në NATO i ka kontribuar stabilitetit dhe sigurisë në rajon”./Globisot.net/