Partia Socialdemokrate (PSD) ka reaguar ndaj rritjes së çmimeve në vend duke thënë se si rrjedhojë edhe pagave iu ka humbur vlera.
Në një njoftim për media thuhet se edhe reagimi institucional është i vonuar e i gabuar.
Në reagim thuhet: “Jetesa në Kosovë është vështirësuar shumë. Brenda pak muajve të këtij viti çmimet e produkteve janë shtrenjtuar e si rrjedhojë edhe pagave iu ka humbur vlera. Përballë kësaj, reagimi institucional është i vonuar e gabuar. Masat që kjo qeveri ka ndërmarrë përballë krizës janë shtrënguese e konservatore – pikërisht e kundërta e nevojave të shumicës. Aq e vështirë jetesa sa, nga ky vend, nga këto kushte, nga kjo jetesë e vështirë. Nuk e gjejnë zërin e solidaritetit tek institucionet këtu por tek ‘tjetri’ i largët.
Në saje të papërgjegjësisë institucionale tash e dy ditë vendi përballet me greva të sindikatave, asaj të arsimit dhe të KEDS-it.
Kërkesat e tyre, pos legjitime, janë të arsyeshme dhe të realizueshme; nga 100 euro rritje për çdo punëtor, kalimi i Ligjit të Pagave dhe zbatimi i Ligjit për Sigurime Shëndetësore.
Çka sollën në fakt është një rend i ri veprimi, ku dialogu social shkatërrohet e sindikatat natyrshëm armiqësohen. Kështu vepruan kur kaluan ligjin për pagën minimale pa konsultim me kërkesat e sindikatave dhe organizatave të tjera civile; si pak qeveri në botë. Kriza ekonomike po bartet në shpatullat e shumicës që kanë pak, teksa udhëhiqen nga një qeveri që nuk i përfill. Nevojitet ndërhyrje e shpejtë dhe urgjente që pasojat e krizës të zbuten e jetesa të lehtësohet. Prandaj, kërkesat e sindikalistëve duhet të miratohen”./Globisot.net/
Diskutim rreth kësaj post