Globisot.net
  • Ballina
  • Lajme
    • Të gjitha
    • Botë
    • Ekskluzive
    • Kosovë
    • Kronika e zezë
    • Rajoni
    • Shqipëri

    Kurti për kërkesën e SBASHK-ut: Kërcënimet e shantazhet i dua kaq para çdo muaj, nuk pranohen

    Ambasadori gjerman paralajmëron konferencë më 3 nëntor për Procesin e Berlinit

    “Nuk mund të mbështesim edhe humbjet në kriptovaluta”, “shokët e tu kanë tregu se ke edhe ti, por nuk i deklaron”, Murati e Krasniqi përplasen në Kuvend

    Kurti në Tiranë, takohet me Ramën në vilën qeveritare

    Sulmi kibernetik në Telekom i ndërpret shërbimet e internetit

    Kurti fton konferencë pas takimit me Këshillin Grevist

    Rasti Dehari, ministrja Haxhiu ngre dyshime për manipulim të provave brenda SHKK-së

    Arrestohet një person në Shtime, ishte i kërkuar nga Policia e Kosovës

    E kërcënoi me vrasje ish-bashkëshorten në prani të fëmijëve, përfundon në paraburgim qytetari i Manastirit

    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Rajoni
    • Botë
    • Kronika e zezë
    • Ekskluzive
    • Opinione
  • Sport
    • Të gjitha
    • Basketboll
    • Futboll
    • Sporte tjera
    • Tenis

    E ardhmja e Inzaghit në dyshim, dy trajnerë në listën e Interit për ta zëvendësuar italianin

    Rashica i lumtur që është pjesë e Galatasarayt, mezi pret t’i takoj tifozët

    Krasniqi vazhdon zyrtarisht me Royal Antwerpin

    ALBI MALL sponsor gjeneral i Superligës së Kosovës në futboll

    Werner drejt largimit nga Chelsea, pesë skuadra duan transferimin e gjermanit

    Laurit Krasniqi i bashkohet Përfaqësueses së Kosovës

    Zyrtare: Eros Grezda, lojtar i ri i Manisa Football Club

    Top 10 shënjestrat e Manchester Unitedit dhe sa kushtojnë ato – Ten Hag me presion ndaj bordit të Djajve të Kuq

    Chelsea shqetësohet nga Bayerni për De Ligt, përqendrim i plotë te Ake

    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Sporte tjera
  • Yje
  • Tech
  • Shendetesi
  • Receta Gatimi
    • Të gjitha
    • Brumëra
    • Ëmbëlsira
    • Gjella
    • Receta për Bebe apo Fëmijë
    • Sallata
    • Supa

    Rizoto me fileto pule dhe perime

    Komposto kumbulle pa konservues

    Biskota me limon

    Pankek me cokollatë, banane dhe krem Milkadelphia

    Receta e famshme e TikTok-ut, bukë me hudhra

    Dreka për vetëm 30 minuta: Gjyveç i shëndetshëm dhe i shijshëm me oriz dhe spinaq

    Keshkuli tradicional turk: Një ëmbëlsirë që i ngjan në mënyrë të papërmbajtshme rafaelos

    Salcë universale për të gjitha llojet e mishit: Receta më e mirë të cilën mund do ta keni!

    10 ushqimet më të mira për bebin

    • Brumëra
    • Ëmbëlsira
    • Gjella
    • Sallata
    • Supa
  • Te tjera
    • Të gjitha
    • Astrologji
    • Film
    • Fun
    • Jetë
    • Te pa thena

    4 shenja që tregojnë se do të keni sukses në takimin e parë

    Brat Co/Stocksy United

    Rutina e mëngjesit ndryshon ditën tuaj: Organizojeni në këtë mënyrë

    Horoskopi Ditor e Premte 16 Shtator 2022

    Një, disa apo fare? Sa fëmijë do të keni sipas shenjës së Horoskopit

    Haradinaj, Kurtit: Energjetika – kjo plagë e pashërueshme e Kosovës, nuk shërohet me këshilla nga interneti

    Horoskopi Ditor e Enjte 15 Shtator 2022

    Horoskopi javor i Paolo Fox, parashikimi i shenjave nga 12 deri më 18 shtator 2022

    Horoskopi Ditor e Hënë 12 Shtator 2022

    Pse dhëndrit nuk i lejohet ta shohë nusen me vello para dasmës?

    • Astrologji
    • Film
    • Fun
    • Jetë
    • Te pa thena
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
    • Të gjitha
    • Botë
    • Ekskluzive
    • Kosovë
    • Kronika e zezë
    • Rajoni
    • Shqipëri

    Kurti për kërkesën e SBASHK-ut: Kërcënimet e shantazhet i dua kaq para çdo muaj, nuk pranohen

    Ambasadori gjerman paralajmëron konferencë më 3 nëntor për Procesin e Berlinit

    “Nuk mund të mbështesim edhe humbjet në kriptovaluta”, “shokët e tu kanë tregu se ke edhe ti, por nuk i deklaron”, Murati e Krasniqi përplasen në Kuvend

    Kurti në Tiranë, takohet me Ramën në vilën qeveritare

    Sulmi kibernetik në Telekom i ndërpret shërbimet e internetit

    Kurti fton konferencë pas takimit me Këshillin Grevist

    Rasti Dehari, ministrja Haxhiu ngre dyshime për manipulim të provave brenda SHKK-së

    Arrestohet një person në Shtime, ishte i kërkuar nga Policia e Kosovës

    E kërcënoi me vrasje ish-bashkëshorten në prani të fëmijëve, përfundon në paraburgim qytetari i Manastirit

    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Rajoni
    • Botë
    • Kronika e zezë
    • Ekskluzive
    • Opinione
  • Sport
    • Të gjitha
    • Basketboll
    • Futboll
    • Sporte tjera
    • Tenis

    E ardhmja e Inzaghit në dyshim, dy trajnerë në listën e Interit për ta zëvendësuar italianin

    Rashica i lumtur që është pjesë e Galatasarayt, mezi pret t’i takoj tifozët

    Krasniqi vazhdon zyrtarisht me Royal Antwerpin

    ALBI MALL sponsor gjeneral i Superligës së Kosovës në futboll

    Werner drejt largimit nga Chelsea, pesë skuadra duan transferimin e gjermanit

    Laurit Krasniqi i bashkohet Përfaqësueses së Kosovës

    Zyrtare: Eros Grezda, lojtar i ri i Manisa Football Club

    Top 10 shënjestrat e Manchester Unitedit dhe sa kushtojnë ato – Ten Hag me presion ndaj bordit të Djajve të Kuq

    Chelsea shqetësohet nga Bayerni për De Ligt, përqendrim i plotë te Ake

    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Sporte tjera
  • Yje
  • Tech
  • Shendetesi
  • Receta Gatimi
    • Të gjitha
    • Brumëra
    • Ëmbëlsira
    • Gjella
    • Receta për Bebe apo Fëmijë
    • Sallata
    • Supa

    Rizoto me fileto pule dhe perime

    Komposto kumbulle pa konservues

    Biskota me limon

    Pankek me cokollatë, banane dhe krem Milkadelphia

    Receta e famshme e TikTok-ut, bukë me hudhra

    Dreka për vetëm 30 minuta: Gjyveç i shëndetshëm dhe i shijshëm me oriz dhe spinaq

    Keshkuli tradicional turk: Një ëmbëlsirë që i ngjan në mënyrë të papërmbajtshme rafaelos

    Salcë universale për të gjitha llojet e mishit: Receta më e mirë të cilën mund do ta keni!

    10 ushqimet më të mira për bebin

    • Brumëra
    • Ëmbëlsira
    • Gjella
    • Sallata
    • Supa
  • Te tjera
    • Të gjitha
    • Astrologji
    • Film
    • Fun
    • Jetë
    • Te pa thena

    4 shenja që tregojnë se do të keni sukses në takimin e parë

    Brat Co/Stocksy United

    Rutina e mëngjesit ndryshon ditën tuaj: Organizojeni në këtë mënyrë

    Horoskopi Ditor e Premte 16 Shtator 2022

    Një, disa apo fare? Sa fëmijë do të keni sipas shenjës së Horoskopit

    Haradinaj, Kurtit: Energjetika – kjo plagë e pashërueshme e Kosovës, nuk shërohet me këshilla nga interneti

    Horoskopi Ditor e Enjte 15 Shtator 2022

    Horoskopi javor i Paolo Fox, parashikimi i shenjave nga 12 deri më 18 shtator 2022

    Horoskopi Ditor e Hënë 12 Shtator 2022

    Pse dhëndrit nuk i lejohet ta shohë nusen me vello para dasmës?

    • Astrologji
    • Film
    • Fun
    • Jetë
    • Te pa thena
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Globisot.net
Home Opinione

Pse Prishtina nuk flet për njohjen e Kosovës nga Serbia?

27/02/2018
638 27
665
Shperndaje
2k
VIEWS
Shpërndaje në Facebook

Kosova dhe Serbia po ecin drejt një pike, ku duhet të nënshkruajnë kthesën e madhe në marrëdhëniet e tyre dypalëshe. Strategjia e Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor, e publikuar në datën 6 shkurt 2018, e përkufizon qartë këtë detyrë: ”Një marrëveshje e plotë, legalisht detyruese e normalizimit të marrëdhënieve është urgjente dhe vendimtare, që Serbia dhe Kosova të përparojnë në rrugët e tyre respektive evropiane”.

Për arsye të njohura, që diktohen nga situata e brendshme në BE, ku akoma pesë shtete filoserbe nuk e njohin Kosovën, Brukseli është detyruar të përdorë eufemizmin “marrëveshje detyruese e normalizimit të marrëdhënieve”. Por ky përkufizim eufemistik, në vend që të nxisë palët drejt një përpjekje reale për afrim, duket sikur po i largon edhe me tepër nga bashkimi drejt kësaj pike. Duhet thënë që në fillim se përkufizimi “marrëveshje detyruese e normalizimit të marrëdhënieve” është thjesht ribotim i titullit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës, e nënshkruar në Bruksel në 19 prill 2013, me ndërmjetësimin dhe garantimin e BE. Çfarë normalizimi solli marrëveshja e pesë viteve më parë dhe nëse i normalizoi ajo marrëdhëniet dypalëshe, është e lehtë të jepet përgjigje.

Ndonëse ishte marrëveshje ndërkombëtare dhe e garantuar nga BE, që do të thotë se ishte e detyrueshme për të dy palët, nuk u zbatua nga Serbia dhe i la marrëdhëniet në pikën e nisjes në aspektin politik dhe diplomatik. Marrëveshja e normalizimit të marrëdhënieve, kishte në nenet e saj angazhimin dhe detyrimin e Serbisë për të mos penguar Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit evropian dhe madje edhe detyrimin mos ta pengonte as pranë palëve të treta integrimin evropian të Kosovës. Ishte një detyrim i pranimit të njohjes së tërthortë të Kosovës nga Serbia, sepse dihet që në BE pranohen shtete dhe jo krahina apo provinca. Mirëpo Serbia e shkeli në mënyrë të përditshme këtë angazhim ndërkombëtar dhe gjatë pesë viteve e ka penguar me çdo mjet procesin e njohjeve ndërkombëtare të Kosovës, siç ka penguar edhe pranimin e saj në organizatat ndërkombëtare që nga UNESCO e deri tek Interpoli. Është vërtet për t’u habitur që Brukseli, si ndërmjetës dhe garant, nuk e kritikoi asnjëherë Serbinë për këtë shkelje të detyrimeve të marrëveshjeve të nënshkruara me Kosovën. Dhe është vërtetë e paqartë se si do ta detyrojë tani, që po kërkon një marrëveshje të re të normalizimit të marrëdhënieve.

Gjatë pesë viteve, në planin politik dhe diplomatik, marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë kanë ngecur në vend për faj të Serbisë. Atëherë, përse duhet quajtur përsëri “marrëveshje e normalizimit të marrëdhënieve” dhe vetëm i shtohet cilësori “detyruese”. A do të thotë kjo se marrëveshja e parë e normalizimit të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës nuk ka qenë detyruese dhe ka qenë fakultative? Cili është ndryshimi midis marrëveshjes së vitit 2013 dhe kësaj që pritet tani nga BE?

Vendosja e emrave evazive të “normalizimit të marrëdhënieve” ka bërë që Serbia të ndjehet e lirë ta shtojë agresivitetin dhe intransigjencën e saj nacionaliste kundër pavarësisë së Kosovës. Dhjetë vjet pas pavarësisë së Kosovës dhe tetë vjet pas vendimit historik të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Serbia po kërkon të kthejë mbrapa historinë dhe të ringjallë një të ashtuquajtur “çështje të Kosovës” dhe një ridiskutim të statusit të saj. Madje për ta bërë të pranueshëm absurditetin e të ashtuquajturës “çështje të Kosovës”, presidenti i Serbisë po bën shumë zhurmë për një dialog të brendshëm me popullin serb se si do ta zgjidhin “çështjen e Kosovës”. Udhëheqja aktuale serbe bën sikur harron se çështja e Kosovës është zgjidhur me pavarësinë e saj, por tani është çështja e njohjes reciproke të të dy shteteve fqinjë. Duhet që Brukseli t’ia bëjë të qartë Serbisë dhe Rusisë, se “normalizim” do të thotë njohje reciproke midis dy shteteve. Serbia bëri katër vjet luftë me Slloveninë, Kroacinë dhe Bosnjë-Hercegovinën, deri sa u detyrua t’i njihte në vitin 1995. Ajo bëri luftën dhe gjenocidin kundër Kosovës në vitet 1998-1999 dhe do të duhet të vijë tek njohja e Kosovës, nëse do të anëtarësohet në BE, siç ua tha në tavolinë ministri i Jashtëm gjerman në Beograd në 14 shkurt.

Në situatën aktuale diplomatike të komplikuar del në plan të parë një problem i madh, që lidhet me qëndrimin, që po mban dhe duhet të mbajë Prishtina zyrtare rreth kërkesës së Komisionit Evropian për një “marrëveshje detyruese normalizimi”. Është vërtet e habitshme se si Prishtina po hesht rreth kërkesës themelore politike, diplomatike dhe strategjike, që ajo duhet të shtrojë si produkt të dialogut zyrtar me Serbinë dhe që është njohja e Kosovës nga Serbia. Konstatohet një memecllëk i pashpjegueshëm i udhëheqësve të Kosovës për kërkesën bazë të njohjes së Kosovës nga Serbia. Nuk kuptohet pse udhëheqësit e Kosovës po flasin me terma panegjirikë për “marrëveshje historike” me Serbinë për pranim në OKB dhe nuk flasin për objektivin dhe përmbajtjen kryesore të dialogut, që është njohja e Kosovës nga Serbia.

Unë e kam theksuar disa herë në analizat e mia që Kosova i ka bërë një favor shumë të madh Serbisë, sepse nëpërmjet hapjes së dialogut me të në Bruksel me axhendën e ngushtuar në tematikën teknike, ajo i dha Serbisë alibinë e avancimit në BE për bisedimet e pranimit. Heshtja dhe harresa e Prishtinës zyrtare lidhur me kërkesën themelore të njohjes nga Serbia ka nxitur një histeri të vërtetë të diplomacisë serbe dhe ruse kundër shtetësisë së Kosovës. Dikush e klasifikonte si “idiotësi diplomatike” thirrjen, që ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiç, në 22 shkurt në prani të ministrit të jashtëm rus në Beograd, i drejtoi SHBA dhe Britanisë së Madhe që të tërheqin njohjen e Kosovës. Kjo idiotësi diplomatike nuk është e rastit, por shpreh inkurajimin e Beogradit nga heshtja, po ashtu idiote, e Prishtinës për njohjen e detyrueshme nga Serbia. Përpara kësaj njohje të detyrueshme nuk ka vlerë as dialogu dhe as OKB-ja. Unë nuk kam informacion se cili nga këshilltarët jugosllavë i ka këshilluar Prishtinës këtë qëndrim, i cili po kulmon me tezën e re proserbe në qarqet zyrtare të Prishtinës se “Nuk ka nevojë që Serbia ta njohë Kosovën”.

Në datën 15 shkurt ish-kryeministri i Suedisë, Karl Bildt, një nga diplomatët më të shquar evropianë dhe një nga ekspertët më të mirë ndërkombëtarë të Ballkanit, në një analizë të tij për strategjinë e re të BE për Ballkanin Perëndimor, botuar në ”ecfr.eu”, hedh tezën se “është krijuar një e drejtë veto e Kroacisë dhe e Kosovës për hyrjen e Serbisë në BE”. Veto e Kroacisë lidhet me zgjidhjen e grindjes kufitare me Serbinë për 135 kilometra përgjatë lumit Danub, ku Kroacia kërkon që për kufirin të respektohet shtrati i vjetër i lumit dhe jo ai i ndryshuar nga ndërhyrjet inxhinierike. Sipas Bildtit, veto e Kosovës lidhet me procesin e dialogut dhe të marrëveshjes detyruese të normalizimit, që kërkon Brukseli, para pranimit të Serbisë. E shprehur më thjesht, kjo do të thotë që Kosova mund ta ndalojë Serbinë për në BE, nëse Serbia nuk e njeh Kosovën.

Kërkesa e parë dhe e fundit në një marrëveshje të re detyruese duhet të jetë njohja e Kosovës nga Serbia. Nëse Prishtina do të devijojë nga ky objektiv strategjik imediat dhe do të verë firmën në ndonjë marrëveshje, ku shpërblimi do të jetë një anëtarësim në OKB pa njohjen si shtet, kjo do të quhet një autogol i madh i udhëheqjes së Kosovës, (për të mos përdorur një term akoma më të rëndë, që e preferon populli).

Prishtina, siç e ndriçoi me largpamësi diplomati i madh suedez, ka tani në dorë veton e saj për anëtarësimin e Serbisë në BE. Është një rast i artë diplomatik, që nuk duhet ta djegë për flamurin në OKB. Është një kartë e artë diplomatike, që duhet t’i shërbejë interesit shtetëror dhe kombëtar të Kosovës për kushtin e parë dhe të fundit: njohja e Kosovës si shtet nga Serbia. Asnjë kompensim tjetër nuk mund të vihet në plan të parë, as UNESCO e as OKB. Ndaj thirrja ime drejtuar presidencës, qeverisë dhe diplomacisë së Kosovës është që në mënyrë kategorike produkti i një marrëveshje përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë njohja reciproke midis dy shteteve fqinje. /GSH/

Share266Tweet166Share47SendSend
Postimi i mëparshëm

Krasniqi: AKS i ngjashëm me “Republikën serbe” në Bosnje

Postimi tjetër

Dua Lipa konfirmon turneun aziatik, bileta deri në 1300 euro

Të ngjashme Postime

Opinione

Betejën me UÇK-në e keni të humbur!

13/06/22
Botë

 “The Times”: A po përsëritet historia e luftës edhe  në Ukrainë?

21/03/22
Opinione

Zhelenski, mos harro!

05/03/22
Ekskluzive

Milosheviçi ka vdekur, por idetë e tij ende jetojnë

14/02/22
Ekskluzive

VIDEO/ Fiore fluturon në gjysmëfinale, Atalanta: E vendosi arbitri

11/02/22
Ekskluzive

STUDIMI EUROPIAN me tabelë, Juve, Milan e Inter, sa shumë miliona të hedhur në 10 vite merkato

11/02/22
Postimi tjetër

Dua Lipa konfirmon turneun aziatik, bileta deri në 1300 euro

ADVERTISEMENT

Lajmet e fundit ne Globi!

4 shenja që tregojnë se do të keni sukses në takimin e parë

16/09/2022
Brat Co/Stocksy United

Rutina e mëngjesit ndryshon ditën tuaj: Organizojeni në këtë mënyrë

16/09/2022

Pas ‘sherrit’ për vathët, Dafina dhe Era shfaqen me balluke derisa kjo e dyta bën edhe një thumb

16/09/2022

I ndoqi fati i keq/ Keto jane 7 CIFTET VIP qe u ndane pasi ben tatuazh per njeri tjetrin

16/09/2022
Globisot.net

© 2021 GLOBISOT.NET - LAJMI MË PARË KALON TEK NE!

Rreth Globit

  • Per Ne
  • Misioni
  • Kontakt

Na ndiqni

Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Rajoni
    • Botë
    • Ekskluzive
    • Kronika e zezë
  • Sport
  • Tech
  • Shendetesi
  • Opinione
  • Receta Gatimi
  • Te tjera

© 2021 GLOBISOT.NET - LAJMI MË PARË KALON TEK NE!

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In