Në rrjetet sociale, është publikuar një foto e vitit 1979, ku shihen artistët e Kosovës në takim me ish-presidentin e ish-Jugosllavisë, Josip Broz Tito, në Hotelin “Grand” në Prishtinë.
Nga foto e publikuar shihet se këngëtari, Sabri Fejzulluahu, ishte më i ngazëllyeri për këtë takim.
Nuk dihet, se kush e ka shkrepur dhe me çfarë rasti këtë foto…
Por anash shihen edhe artistë të tjerë kosovarë, por jo aq të gëzuar e qeshur sa këngëtari Fejzullahu i cili mban me duar edhe një shportë me lule.