Rusia ka testuar një tjetër raketë të quajtur ‘sateliti vrasës’ dhe kjo vjen si një lëvizje frikësuese mes përplasjeve që ka së fundmi me Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA-në.
Sipas mediave britabnike, Rusia ka testuar raketën tjetër për të treguar forcën e madhe të muskujve mes tensioneve në kulm që kanë arritur me Perëndimin.
Ministria e mbrojtjes e Vladimir Putinit publikoi pamjet që tregonin “sateliti vrasës” – një armë projektuar për të zhdukur spiunët e “armikut” në orbitë, shkruan panorama.
Testi i ri vjen mes tensioneve të larta midis Perëndimit dhe Rusisë mbi helmimin e agjentit të dyfishtë Sergei Skripal dhe vajzës së tij Julia, ku Rusia mohon çdo përfshirje – ndërsa bota thuhet se rrezikon të zhytet drejt një Lufte të Re të Ftohtë.
Burimet e ministrisë ruse të mbrojtjes nuk pranuan të japin detaje të mëtejshme të sistemit sekret.
Gjenerali Major Andrey Prikhodko tha: “Një raketë e re anti-balistike e përmirësuar ka kryer me sukses detyrën e saj dhe ka goditur një objektiv konvencional në kohën e caktuar”.
Raketat raportohen nga mediat ruse se janë pjesë e sistemit të dizajnuar për të mbrojtur Kremlinin kundër sulmeve bërthamore. Ai përbëhet nga dhjetra raketa interceptuese dhe nga radarët e sofistikuar të paralajmërimit të hershëm kur ka rrezik që Rusia të sulmohet.