Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës z.Ramush Haradinaj ka përkujtuar tragjedinë që ka ndodhur në Mitrovicë 22 vite më parë.
Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë:
“Kujtojmë me dhembje tragjedinë që ndodhi në Mitrovicë, njëzetedy vite më parë. Kujtojmë martirizimin e motrave e vëllezërve tonë, që jetën ia falën Atdheut, të cilit çdo ditë e më shumë i afrohej liria.
Është obligim i yni që të këmbëngulim për drejtësi. Kriminelët duhet të marrin dënimin e merituar.
Bota demokratike duhet të bashkohet në kërkesat tona për ndriçimin e të gjitha masakrave dhe për kthimin e të pagjeturve.
Bashke ndjejmë me familjet që kanë humbur më të dashurit e tyre. Ishim me ta, jemi sot e përgjithmonë!”./Globisot.net/