Real Madridi e ka hedhur poshtë çdo mundësi për ta transferuar Kylian Mbappen në klub si zëvendësues të Cristiano Ronaldos i cili mesa duket po largohet këtë verë, sipas emisionit të radios spanjolle “Tiempo de Juego”.
Që prej se interesimi i Juventusit për Ronaldon u bë serioz, vëmendja e Real Madridit është si ta gjejë zëvendësuesin më ideal të superyllit portugez, transmeton Gazeta Express.
Kylian Mbappe dhe Neymar janë lidhur ngushtë me një kalim të mundshëm në “Bernanbeu” si zëvendësues të mundshëm, edhe pse duket se francez nuk është më opsion i madrilenëve.
Sipas gazetarit Melchor Ruiz, Reali e ka hedhur poshtë mundësinë për ta transferuar të riun francez këtë verë, duke e bërë shumë më të mundshëm transferimin e brazilianit.
Javën e kaluar Madridi lëshoi një komunikatë duke e mohuar lajmin se kishte arritur marrëveshje me PSG-në për Mbappen.