Rita Ora ka bërë një performancë të shkëlqyer në shoun e Victoria’s Secret.
Mbrëmë është transmetuar spektakli i madh i Victoria’s Secret në të cilin kanë perfomuar edhe këngëtaret me prejardhje shqiptare, Rita Ora e Bebe Rexha.
E performanca e Ritës ka qenë një ndër më të pëlqyerat e të komentuarat e këtij eventi, shkruan Gazeta Express.
Këngëtarja është shfaqur si një supermodele e vërtetë, duke performuar këngën ‘Let you love me’ derisa engjëjt e veshur në të brendshme kanë parakaluar pranë saj.