Një person (referent) është arrestuar pasi ka sulmuar fizikisht një person tjetër (administrator) në Gjykatën Themelore, në Prishtinë, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 15:10, në Pallatin e Drejtësisë, Prishtinë.
Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet: “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar referent, pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar administrator në Gjykatën Themelore Prishtinë. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”./Globisot.net/
Diskutim rreth kësaj post