Operacioni “Forca e Ligjit” ka çuar sot në sekuestrimin e rreth 1 milion euro llogari bankare të një shqiptari të vdekur tashmë, pasi u ekzekutua në tetor të vitit të kaluar në Greqi, shkruan Balkasnweb.
Ai është Roland Shëmbitrasi, i cili u vra në moshën 39-vjeçare më 8 tetor të vitit 2017 në lagjen “Glyfada” në Athinë. Pasuria e sekuestruar ishte vendosur në emër të familjarëve të tij.
Roland Shëmbitrasi me origjinë nga Korça prej vitesh ishte rezident në Greqi. Ai ishte i martuar dhe babai i dy vajzave të mitura. 39-vjeçari u ekzekutua në lokalin e natës “Joy Bar” nga persona të paidentifikuar.
I plagosur gjatë atentatit mbeti edhe një shqiptar tjetër i quajtur Gjergji Kapaj. Hetuesit grekë thanë atë kohë se ngjarja kishte lidhje me trafikun e drogës dhe dyshohet për larje hesapesh mes bandash.
Roland Shëmbitrasi njihej edhe me nofkën “Roni” në lagjen Gyldafa. Shëmbitrasi kishte qenë më herët në burg në Greqi.