Me 51 vota për dhe 43 vota kundër Senati amerikan ka konfirmuar ditën e djeshme, Gina Haspelin për drejtoreshë të Agjencisë Qendrore Informative, CIA.
Haspel e cila do të jetë gruaja e parë në krye të CIA-së është veterane, me 33 vjet punë në këtë agjenci dhe momentalisht është ushtruese e detyrës së drejtorit.
Mirëpo cila është veprimtaria e saj.
Zyrtarët e CIA-s janë të entuziazmuar me emërimin e Haspelit si udhëheqëse e tyre, me ç’rast ka ndarë disa detaje nga jeta dhe puna e mëparshme e Haspel, detajet e saj personale dhe projektet për të cilat ajo ka punuar.

Ajo kishte punuar si një oficere “klandestine” në CIA, Haspel ishte përgjegjëse për një operacion të fshehtë të emërtuar, “Syri i maces”, ky operacion përfshinte kapjen e dy personave të dyshuar për terrorizëm, në vendin ku njihet si “vendi i zi”, Tajlanda.
Ndër tjera në vendet të cilat ajo ishte duke vepruar e të cilat i konsideronte si vende të zeza ishte edhe Kosova së bashku me Rumaninë, Poloninë dhe Lituaninë, përcjell Insajderi.
Abu Zubayadah, ishte një nga të dyshuarit të përfshirë në sulmin e 11 shtatorit, ishte i paraburgosuri i parë atje dhe metodat e torturës ishin çnjerëzore dhe mizore. Haspeli u emërua kreu i saj pas Zubayadah, por ajo ishte e pranishme edhe gjatë një çështje tjetër të rëndë të torturës së Abdal-Rahim al-Nashiri.
Haspeli më vonë ishte në telashe për shkatërrimin e videokasetave që kishin dokumentuar hetimet brutale në burgun sekret të Tajlandës.
Haspel, 61 vjeçe është shumë e respektuar në komunitetin e inteligjencës amerikane dhe më gjerë.
Që nga bashkimi me CIA-n në vitin 1985, vetëm disa vjet jashtë kolegjit, ajo ka mbajtur rreth 20 vende pune në agjenci, duke përfshirë shtatë poste edhe jashtë vendit.
CIA tha se këto vende të jashtme përfshijnë Evropën, Euroazinë dhe Afrikën, megjithëse nuk ka pranuar të emërojë vendet, duke thënë se është informacion i klasifikuar.