Dhjetori është muaji juaj dhe është muaj shumë i rëndësishëm duke qënë se është muaji juaj, por për më shumë se një arsye (apo për më shumë se një planet) ky muaj sjell kaq shumë vëmendje mbi ju, sa edhe dikush që jeton në një tjetër kontinent nga ai nga ku po e lexoni këtë parashikim, dhe ka kohë pa ju kujtuar me një mesazh, do ju dërgojë një mesazh të gjatë.
Shenja juaj është shenja që po ndikon në mënyrë të theksuar në jetët e të gjitha shenjave të tjera, por përpara jush, vëmendjen e ka Afërdita e cila ka luajtur me lëvizjen dhe shenjat astrologjike ku qëndron në këto rreth dy muaj të fundit.
Ky Dhjetor i këtij viti, është muaj ku shlyhen borxhe shpirtërore, pra ku shpaguhet karma në fusha të caktuara jete për shkak se Afërdita ndodhet në shenjën e karmës tani, në shenjën e Akrepit, që për ju përfaqëson pjesën më personale të personalitetit tënd, pjesën e ëndrrave, të nënndërgjegjes, të udhëtimeve të largëta etj.
Këto janë gjëra që kanë qënë shumë aktive në jetën tuaj këto kohët e fundit, pra keni qënë më të tërhequr, më pak aktiv nëpër rreje sociale, më në shijim të privatësisë suaj, keni qëndruar vetëm me njerëzit më të afërt, keni bërë ndoshta ndryshime që ju kanë kërkuar më shumë kohë vetëm për shkak se ju është dashur të rikuperoheni nga një gjë e caktuar ose nga ndjenja e lodhjes dhe bezdisja e zhurmës në përgjithësi.
Do e dini se çfarë të bëni pasi do jetë më e lehtë se kurrë që të kuptoni veten, dëshirat dhe veten tuaj më në thellësi. Akrepi është shenja që drejton këtë pjesë për ju, drejton kuptimin e vetes dhe ju pëlqeni që të hetoni thellë në këtë drejtim. Asgjë nuk është mjaftueshëm dhe çdo gjë çon tek një tjetër gërmim psikologjik.
Kjo është periudhë që nxjerr në pah një sekret në pah, një informacion që mund t’ia keni mbajtur vetë vetes së fshehtë, diçka që ndoshta nuk e keni pranuar ose më në fund diçka që ju trembte, nuk do ju trembë më. Kjo do ndikojë në jetën tuaj dashurore ose në çeshtjen e parave, duke qënë se këto janë gjërat që drejton planeti i Afërditës në përgjithësi dhe ka diçka jo të lehtë për tu kuptuar tani në këto drejtime, duke qënë se energjia e Akrepit është kaq intensive.
Ky informacion ka qënë i fshehur prej jush pej shumë kohësh por nuk keni qënë gati deri më tani për të ecur në këtë korridor të vetes dhe të ndizni dritën. Tani do merrni kurajon për ta bërë këtë gjë dhe do kuptoni se çfarë duhet të bëni me këtë histori. Brenda datës 18 Dhjetor do përfundojë kjo gjë duke qënë se në këtë datë Afërdita do arrijë në atë gradë të qëndrimit të shenjës së Akrepit ku ishte në 5 Tetor, përpara se të fillonte lëvizja e zmbarpsur. Do hiqni dorë prej një gjëje të pashëndetshme prej një vështirësie mendore ku keni futur veten.
Nuk them se ka qënë ose se do jetë shumë e lehtë, por besoj se e keni bërë tashmë pjesën më të madhe të rrugës dhe tani thjesht do pranoni se çfarë duhet të bëni dhe kjo do ju kurojë emosionalisht.
Në datën 7 Dhjetor hëna e re do jetë në shenjën tuaj duke ju dhënë një mbështetje të madhe për fillime të reja, edhe me fizikun tuaj, megjithëse vetëm pas kësaj date do vihen gjërat në lëvizje. Kapaciteti juaj për të parë horizonte të reja do rritet pas kësaj. Jupiteri është në shenjën tuaj, bashkë me Mërkurin, Diellin dhe hënën në datë 6 dhe 7 prandaj është periudhë që do e mbani mend gjatë për ndryshimet që sjell.
Jeta është si një ecje në biçikletë ku nëse nuk je në lëvizje, bie (e zejmë se nuk mund të vësh këmbën në tokë për të bërë pushim) por ju do lëvizni shumë shpejt tani.
Në datën 22 Dhjetor hëna e plotë në shenjën e Gaforres do aktivizojë fushën e huave financiare, çeshtjeve të lidhura me pronat, me financat e partnerit, me zotërimet e përbashkëta me bashkëshortin ose bashkëshorten, dhe në diçka këtu do ketë një konkludim apo përfundim. Mund të merreni me para që nuk ek anë burimin tek paga apo biznesi juaj, diçka e tillë do stimulohet në jetën tuaj për një periudhë pas datës 22.
Planeti i Marsit do vijë në shenjën e vet në fund të muajit, në shenjën e Dashit, një shenjë zjarri si ju që është shumë e fortë. Kjo gjë ndodh rreth njëherë në dy vjet dhe për këtë arsye do nxiteni më shumë seksualisht, do jeni më të vrullshëm në veprimet tuaja.
Qiell të mbarë.