Tifozët e kombëtares braziliane nuk e kanë kapërdirë barazimin e skuadrës së tyre kundër Zvicrës ditën e djeshme.
Për më tepër kanë reaguar ashpër ndaj mesfushorit me origjinë shqiptare Valon Behrami, shkruan Panorama.
Sipas asaj që raporton media zvicerane Uatson.ch, profili në Instagram i Behramit është mbushur me komente nga tifozët brazilianë, disa prej të cilëve e kanë kërcënuar edhe me vdekje.
“Nëse do të vish në pushime në Brazil, do të të mbysim”, shkruante një brazilian në drejtim të Behramit.
Ndërkaq, një tjetër kërcënues shkruante: “Ti je në listën e zezë të Brazilit”.
Por, kishte edhe nga ata që i thoshin Behramit se “nëse ke pasur punë me Nejmarin, atëherë do kesh punë me tërë Brazilin”
Statistikat e frikshme të Behramit, ja si e “zhduku” Neymar-in