Koha e përgatitjes: 30 minuta
Koha e pjekjes: 1 orë
Koha totale: 1 orë e 30 minuta
- Për 10-12 pjesë
- Për pjesën që do të piqet:
- 310 gramë miell për kek
- 16 gramë kakao pa ëmbëlsues
- 5 gramë sodë buke
- 5 gram kripë
- 113 gramë gjalpë pa kripë, në temperaturë ambienti
- 300 gramë sheqer
- 2 vezë
- 220 gramë vaj
- 5 mililitër uthull të bardhë
- 10 gramë ekstrakt vanilje
- 240 gramë krem qumështi në temperaturë ambienti
- 30 gramë xhel ngjyrues të kuq
- Për kremin
- 500 gramë cheese krem në temperaturën e ambientit
- 300 gramë krem të trashë ëmbëlsirash, të ftohur
- 5 gramë ekstrakt vanilje
- 156 gramë sheqer
Përgatitja
- Parangrohni sobën në 180 gradë Celsius,. Lyeni me gjalpë dhe pluhurosni me miell një tepsi për tortë me diametër 23 centimetër.
- Në një tas më vete përzieni miellin, kakaon, sodën dhe kripën dhe rrihini derisa të formohet një masë e njëtrajtshme.
- Në një enë tjetër përzieni sheqerin me gjalpin, derisa të lidhen me njëri-tjetrin. Hidhni vezët një nga një, shtoni vaj, ekstrakt vanilje dhe kremin e qumështit. Hidhni edhe përbërien e miellit, derisa të jenë kombinuar mirë me njëri-tjetrin gjithë përbërësit
- Gradualisht shtoni ngjyruesin e kuq, derisa të arrini ngjyrën e dëshiruar.
- Vendosni në tepsi këtë përbërje.
- Piqeni për 30 minuta. Mund ta kuptoni nëse fusni një kunjë dhëmbësh dhe kur e nxirrni ajo është e pastër.
- Hiqeni tepsinë nga furra dhe lëreni të ftohet për 10 minuta.
- Më pas nxirreni kekun nga tepsia dhe lëreni të ftohet plotësisht.
- Përgatisni masën kremoze. Në një tas shtoni sheqerin, cheese kremin, sheqerin e vaniljen dhe përziejini mirë.
- Në një tas tjetër shtoni kremin e trashë të ëmbëlsirave dhe rriheni mirë. Më pas përziejini të dyja përbërjet e kremit.
- Kekun që poqët ndajeni në dy pjesë të barabarta.
- Shtroni njërën shtresë në enën ku do ta servirni. Shtoni sipër krem. Më pas vendosni shtresën e dytë të kekut dhe sërish krem sipër. Me pjesën e mbëtur të kremit lyeni gjithë sipërfaqene sipërme dhe anët e ëmbëlsirës.
- Nëse ka ngelur nga pjesa e kuqe, e hedhim sipër për ta dekoruar.
- Torta është gati për t’u shërbyer.
- Mund të ruhet në frigorifer përreth një javë.